Shpirtin se ngas !


Begu Davë

  · 

Shpirtin se ngas !

Nuk dua ta ngas shpirtin me kohën e shkuar

që u mbështolla me mjegullnaja të pa fundme,

ku errësira gjurmonte hapërimeve të mia,

kohë pas kohe jeta më bëhej më lënduese.!

Koha e shkuar s’më fali kurr qyrkun e diellit

s’më buzëqeshte kur më shumë kisha nevojë,

më dha shuplaka t’forta shum lot e vuajtje,

në harresë do e lë tinxaren kohë që më ndëshkojë.

Do ti hedh nga pas vitet e shkërmoqura

kujtimet e hidhura të marrin arratinë,

do rend të kap kohën që më ka mbetur,

ti shtrëngoj në grusht” dhe ti ruaj si hajmali.

Koha vrapoka pa kuptim si lumi i marrë

ne rendim gjithmonë pas sajë që ta kapim,

është një formë hyjnore e pa ndryshueshme,

lundrojmë mbi të..me të” ecim pa u ndalë.

Kështu që koha kujton veç kohën

asnjëra kohë shpirtin joo” nuk ta ngroh,

shum zemra lëndinave të shpresave bredhin,

me flatra prej engjëjsh”rendin e rendin,

në kërkim të dritës përtej në horizont.

Andaj unë “se ngas” më shpirtin e rrënuar

se koha e shkuar s’më la kurrë të qetë,

edhe e tashmja të bëjë vetë si të dojë,

kështu ma thotë zemra dhe e imja ndjenjë.!

✍Nga: Begu Davë

About Post Author