Shprehje filozofike-Nga Eleni Birçaj 


Eleni Birçaj

   -Të vlerësosh realitetin ,ke vlerësuar vlerat.E kur vlerëson vlerat ,i ke dhënë vlerë vetëvetes!

 – Ndonjherë e  kemi  të nevojshme   të shëtisim me vetëveten e të bëjm monolog me të,vetëm kështu takohemi midis nesh duke e njojtur më së miri njeri-tjetrin!

 – Caku i durimit të humbet atëhere, kur i zhgënjyeri dhe nga vetëtvetja, kamuflon dhe  mbi të vërtetën konkrete!

  -Asgjë, nuk lind thjesht spontante.Ato zhvillohen gradualisht dhe pasi kanë kryer gjithë proçesin e akumulimit ,vetvetiu shkaktojnë probleme edhe kur duhen evituar!

 – Njësia matëse e forcës së arsyes së njeriut, specifikohet nga peshorja e ishullit të mëndjes së tij ,apsolutish jo,nga faktori i ushtrimit psikollogjik…!

  -Ndodhë , që të sulmojnë dhe kur se pretë.Ndaj që të mos  të të kenë në kujtesë dhe ti në harresë,gjej mënyrën t’u qëndrosh sa më larg vemendjes!