Shpresa Gashi Zurnaci:Kanga e lahutës së pa kënduar


KANGA E LAHUTES SE PA KENDUAR

Kendohet kenge e sofres se lare me lote,
Vajton nena birin qe i vdıq sot,
Ja fshın gjakun ne krahror t’bekum,
i ra pıka n’zemer t’helmum.

Ku me mbete, o studenti i nenes,
İshe diell yll e drite e henes,
qysh ja kalle t’i kete zemren nenes,
m’u verbun syte bir, kur te pash te vrare,
trupin tend, bir, si ta shpije ne varre.

Kur ti vena nena librat nen koke,
Si s’u shembe kjo e zeza toke,
Si s’u shemb e si s’u be hi,
zemra ime na u be shkembi.

Baba yte bire e di si te rriti
driten tende yll me ty ai e priti
Ju verbuan syte, bir, kur te pan te vrrar,
me mire vdeksha bir, se te jem gjalle.

Gjakun tend bire do ta ngrejne dolli kupat do t’zbrasin do knaqen tuj pi
kenaqu, or katil, knaqu o mizor,
se gjaku i birit tim do te jete muze.

Prane se ciles çdo shqiponje,
Do te ngre fole mbi Kosoven nene,
Mbi varrin tend bir,
Do te shendrıt diell e hene.

Ato vite kur studenteve ju shkelshin te drejtat dhe humben jeten shume prej tyre.
Kete poezi kam shkruar ne vitin 1995