Shpresat
Shpresat e mëngjeseve gjithmonë thërrasim
ata do të hedhin sytë nga qielli i mëshirës,
shikimi do të mund të bëhet i ëmbël,
e n’dridhje zemre dhembja do të shkrijë.
Fryma njerëzore shpëton nga vdekja klinike
qielli i vërenjtur i buzëqesh shpresës së thyer,
fryma e shpirtit flet me zotin e gjithësisë,
dremitja e heshur zgjohet si për t’u rrëfyer
Fytyra e bërë si dyllë i verdhë dhimbjesh
do marrë skuqje të lehtë dhe pak ngjyra jete,
dëshpërimi do largohet përmes besimit,
oazi i bukur do mbulojë ofshamën e lëngimeve.
Sytë e turbulluar nga lotët e shëllirët
nisin të lexojnë hartën e lindjes sërisht,
lufta mes jetës dhe vdekjes do marr fund,
valvulat e zemrës do të jenë mrekullisht.
Vreri tretet n’për re t’qiellit si era në stuhi
e keqja do të shporret larg në shkretëtirë,
në kokëtejlin e jetës endet dhe mrekullia,
edhe pse lëngimi e plas zemrën pa mëshirë
Shpirti i lodhur do shërohet prej dhimbjesh
lotët do ndalen, kupa është mbushur në grykë,
zemra do të marrë të gjithë forcën hyjnore,
e një magji do të kthejë buzëqeshjen e ngrirë.