Shpresë e marrëzi-Evis Kotte


Tërbimi t’a shkul zemrën fort!

E flak tutje me përbuzje!…

I kërcet dhëmbët fort.

Inatit i lutet!

I kërrusur në mendime,

trupi të rëndon!…

Gjunjëzohesh më nuk mundesh.

– O Zot! – Shpëtomë… shpëtomë…

Këmbëzbathur, i pashpresë!

Ku të qëndron shpirti nuk e di?!…

Kryqëzuar për së gjalli.

Kjo jetë shpresë e marrëzi!…