SHPRESË E PRITUR
Thinjur flokët para kohe,
Djegur nga flak’ e qiririt,
Hiqem zvarr e robërohem
Ashtu, ulur mbi një gur
Breshēron syri i shkretë ,
Unë digjem, bēhem zhur,
Mbetem krejt si i pajetë.
Flas me vete si i marrë,
Lotēt derdh me psherētimë,
Veç s’dremis si lisi’ tharë
Pa fole e cicërimë.
Shpresa ime nuk ka humbur,
Si rreze drite e presë ,
Të më bëjë një ditë të lumtur,
Të më çelë si mëngjes !