Shpresë e rrënuar-Urim Mezini


Pamundësia shëtit lirshëm,është bëre zot

Shpresa është rrënuar e ka marr arratinë

Plane qëllime e premtime,kan rën për tokë

Njerëzija e trullosur,me zor gjejn shtëpinë .

Mendimet jan acaruar e sduan tia dinë

Dalin që pa gdhirë dhe pse me përtesë

Ti mbash n’kontroll,është shumë e vështirë

Shpërndarë gjithandej për të lyp pak shpresë.

Ditët spo i ngjajnë më atyre që ishin

Përvecse ashtu njëjtë, gdhinë edhe ngryse

Njerëzit syt nga qielli presin ndryshimin

Jan shuar ëndrrat,jan kthyer përmbysë

T’lan n,mes të rrugës o popull i shumvuajtur.

Rrugëve të botës po sillesh vërdallë

Le cdo gjë t’shenjtë që n’shekuj ke ruajtur

E sot për vendlindjen ke shumë mall

Shumë tradita të vyera, që na lan të parët

Metropoleve t’mëdha,i t’kurrëm e i humbëm

Kështu ndodh, kur drejtojnë të marrët.

Ngjan si një film me fund të turpshëm

Por asnjëherë nuk është vonë,të jesh i lirë

As nuk është vonë,t’ngrihesh e t’protestosh

Duhen patjetër në krye njerëz të mirë

Pastaj nuk është e vështirë të drejtosh.

Rrugë,rrugica,parqe e shkolla,të marrin jetë

Të ketë gjallëri trotuarëve e nëpër shtëpia

Që vendit ti kthehet pak dinjitet

E bashkë me të dhe krenarija.

Urim Mezini Torino Itali