Shqipe mbi flamur!
Buhasin venat e gjakut, ku gurgullon liria moj shqipe
Në venat e tua, vetëtin gjak shqiptarë
Në çdo venë tënde ,ka folenë një burim drite
Gjaku yt nga lashtësia ,genin tënd ka parë.
Nën pellgje gjaku, ngrite Nëntorin me flamur
Të parin Nëntor e pagëzoi Skënderbeu
Sa Nëntor buronin vitet,të gjithë të kuq bozhurr
Nëntorin e lirisë, e zgjodhi vet mëmedheu.
Këtu u skalit liria,u gdhënd mbi ballë nëntori
Me shekuj me radhe, lirinë mbanin gjunjëzuar
Nën kthetra pushtusish,liria si dritë meteori
Në burime gjaku ,liria qe pagëzuar.
Ngrije moj shqipe flamurin,valvite mbi këto troje
Flladit me aromë lirie, fushat dhe malet që vallëzojnë
Le të flas shqiponja,liria buron në hoje
Të dallgëzojë Adriatiku, valët lirinë të shkruajnë.
Tregoji botës mbarë,që ke flamurin pishtar
Tregoji gjoksin e gurtë,shkëmbinjtë që lëshojnë zjarrë
Tregoji moj shqipe,për bijat që të kanë ndarë
Kosova dhe Çamëria,gjakun nga Nëna kanë marrë.
Foli nëntorit,për ty kuqon I tërë
Të veshi moj shqipe,nuse në mes të Evropes
Nga fustani yt këputën ,dy copa me gërshërë
Ti përsëri kryelartë,flamurin i tregon botës.
Pa shiko si gjëmon toka,qielli oshetin kuq e zi
Flamurin tënd s’mund t’a nëpërkëmb bota
Je babaden shqiptarë,shqip nga lashtësi
Nurëmadhe buzë Adriatikut,flamuri lëshon shkëndija.