SHQIPE


Prof Tyran Prizren Spahiu

Ndjenjë që frymëzon botën letrare
monark që sundon
mirazh, apo vet gjuhë hyjnor
pasion që ndjenjat më stimulon.
*
Je ylli më shëndritës në oqean
Hapësirë e pafund e gjithësisë së poetit
je fryma, vet jeta ime
buzëqeshje që pasuron atdheun
lumturia, kënaqësia në ty janë mbjellur
në gjirin tënd, aromë mirësie mbretëron
je zonjusha që rrezaton dëshirë të flaktë
bukuritë mahnitëse shijojmë
dashurinë pa fund përjetojme
natyrë je, gjelbrimi yt shpirtin më freskon.
*
Sundon madhështinë e dashurisë
atdhetarizmin në krahëror e ke të trashëguar
në gjenezën tënde frymon liria
burimi i trimërisë buron pandërprerë
nder gëzon bardhësia e fjalës së dhënë
je e ardhmja, vet mishërimi, gjuhë e Arbërisë.
*
Kryevepër e fjalës së shkruar
vet atdheu i poezisë
në ty enden Shpirtërat e Rilindasve Shqiptarë
je kryefjalë në botën e letërsisë.

About Post Author