SHQIPËRI MOJ NËNA IME!LAURETA MALAJ


SHQIPËRI MOJ NËNA IME!

Shqipëri moj nëna ime,

më ke rritur me këngë mali.

Me aromë gjethesh, lule,

me freski burimesh zalli.

Në çdo pëllëmbë të kam parë,

ku ka rrënjët lisi parë.

Ku çdo gur dhe çdo rrëkezë,

frymon dashuri e brez.

Ti më fole me gjuhë nëne,

me fjalë zemre, plot me zjarr.

Më mësove si të dua ,

dashurinë në vend të parë .

Shqipëri moj nëna ime,

që të njoh dhëmbë e dhëmballë.

Çdo kafshatë që unë kam ngrënë,

e ndjej sot në çdo damar.