KRISTO ÇiPA
Është mes gushti dhe anembanë Shqipërisë bëhen takim brezash në të gjitha qëndrat e fshatrave. Zjarri i gushtit dhe zjarri i mallit të emigrantëve përpiqen e vetetijnë. Këto pak rreshta që po ju postoj miq të nderuar mbase e ëmbëlsojnë mesgushtin
SHQIPËRI O LLAVË MALLI!
Shqipëri o llavë malli!
Sa herë që shtrëngon behari
Vijnë karvane emigranti
Si re në shtrëngatë halli
Si urori dhe stërralli
Shkrepin vetëtima malli
Lotojnë lisat, plaku, djali
Mbushen gjokset plot vatani
Kërkon dheu vet ti mbaji
Shpirt i Nënës sa planeti
Loti shkon fshihet te cepi
Që syrin ta lërë të qeshi
Brezat me dritë ti veshi
Kjo është dita që deshi
Pastaj bota le të prishet
Përposh, përpjetë të vithiset
Të mos shoh që prapë do nisen
Në thikë të hallit të grisen
Ja ha gjoksin psherëtima
Ndaj ka gushti vetëtima
