SHQIPËRI, O NËNË !


Hiqmet Mehmetaj

Shqipëri, o nënë e mirë,

pyet nëna: ” Ç’u bë biri ” ?!

pyet motra për vëllanë:

” Vallë si i vajti filli “?!

Emigrantë nëpër botë

ikën djemtë me këtë emër,

vatanit shpirti i dhëmb,

u godit me plumb në zemër.

Rrinë vajzat buzë detit

si dikur vajza e valëve,

presin lajm, presin shpresë

flasin me gjuhën e dallgëve.

Shqipëri, o nënë e mirë

për djemtë e tu u trete,

syri i pikur gjithë mall

për të Zotët në kurbete .

H . Mehmetaj ,nga vëllimi poetik:” Shqipëri pse s’të zë gjumi” 1996

About Post Author