Shqipëria dhe Kosova me 6000 Ambasadorë të Paqes-Nga Halil Rama–Mjeshtër i Madh


Halil Rama – Mjeshtër i Madh

Është vërtetë frymëzues dhe inkurajues numri prej rreth 150.000 Ambasadorë të Paqes që numërohen deri tani në botë. Në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Republika e Maqedonisë së Veriut, ndër 6000 Ambasadorë të Paqes, këtë titull e mbajnë edhe ish – presidetët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga, ish-kryeparlamentarët Skënder Gjinushi, Namik Dokle e Jakup Krasniqi, kryeparlamentari i RMV Talat Xhaferi, si dhe artistët e popullit Margarita Xhepa, Tinka Kurti e Reshat Arbana

Në këto kohë të ringjalljes së konflikteve ndëretnike dhe të thellimit të krizës globale, të promovosh paqen universale është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet njerëzimit. Këtë shërbim po e bën më së miri Federata e Paqes Universale – Shqipëri, e cila në harkun kohor të dy dekadave (nga viti 2005 kur ka nisur aktivitetin në Shqipëri dhe Kosovë) u ka dhënë titullin “Ambasador për Paqe” 6000 personaliteteve të nderuara të botës akademike, artit, kulturës e letrave, të publicistikës, sportit e sipërmarrjes në dy shtetet shqiptare, të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Më së miri e ka kryer këtë mision Këshilli i Paqes Tiranë që drejtohet me përkushtim të rrallë e profesionalizëm të spikatur nga kreu i këtij Këshilli, ikona e gazetarisë sportive dhe e dokumentarit televiziv, Defrim Methasani – Mjeshtër i Madh. Në një nga eventet e këtij Këshilli, nën logon “KATOLINA E PAQES”, në vigjilje të festave të fundvitit: Krishtlindjeve dhe Vitit të ri 2024, nga ky këshill vlerësoi me titullin ambasadorë të paqes edhe 10 personalitete të fushave të ndryshme.

“KARTOLINA E PAQES” EDHE PËR 10 PERSONALITETE

Në takimin përmbyllës të fundvitit 2023 të titulluar “Kartolina e Paqes” që zhvilloi Këshilli i Paqes Tiranë, me titullin “Ambasador i Paqes” u vlerësuan edhe personaltete të tilla si:

Astrit Hafizi që ka dhënë kontributin e tij ndër breza të shkëlqyer futbollistësh; ai që me fanellën kuqeblu, do të shpallej kampion në vitin 1978 dhe 1983 dhe që njëkohësisht, ka fituar edhe dy Kupa Shqipërie, në vitin 1979 dhe 1981…, që pas Vllaznisë, në vitet 1997 – 1999, ka drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë dhe që për kontributin e tij, është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Prof.dr. Shefqet  Hoxha – Mjeshtër i Madh, autor i 82 librave me monografi dhe i 556 artikujve kulturorë e shkencorë.

Gazetarja nga Prizreni Alba Alishani, e njohur si prezantuese emisionesh në TV e Prizrenit, moderatore, prezantuese festivalesh dhe kopmeticionesh; gazetare e mirënjohur në Shqipëri në Shqipëri, në TV Klan, ABC Neës, TV A1 Neës, në Ora Neës- Aktualisht eshtë Producente dhe Prezantuese Emisioni pranë A2 Cnn.

Dashnor Bajaziti – që në Kavajë quhet “Ylli që u kthye në legjendë”; ish Zevendësministër iSporteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitet 2010-2014; fitues i çmimeve “Mjeshtër Sporti”, “Nderi i Sportit Shqiptar” dhe “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës.

Bislim Hoti , që  pas luftës në Kosovë  ishte pjesë e Këshillit tranzitor të Kosovës; që.ka  mbajtur postin e deputetit për dy mandate dhe në fund te mandatit ishte Nënnkryetar i Kuvendit të Kosovës. Qellimi dhe ativiteti i tij politik vazhdoi deri në në shpalljen e Pavarsisë së Kosoves.

Alisa Baraku, këngëtare e mirënjohur nga Tirana,  me talent të rrallë, një pedagoge e shkëlqyer e kantos, një bashkëshorte e Frederik Ndocit dhe një nënë shembullore.

Neshat Ndreu, President I Ansamblit Artistik “Kuvendi” i Dardhës; dekoruar nga Presidenti i Republikës “Për Shërbime të Veçanta Civile” si edhe nga bashkia Dibër me titullin “Nderi i Kulturës Dibrane”.

Lindita Qirinxhiu që prej vitit 2011 punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, fillimisht si Inspektore në drejtorinë e Aplimit Tatimor dhe më  pas si Inspektore në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Analizës së Riskut. Ka punuar si pedagoge me kohë të pjesëshme pranë Universitetit Marin Barleti dhe që përveç punës zyrtare, është mjaft aktive edhe në veprimtari të ndryshme sociale.

Gazmend Agaj, me një eksperiencë gati 30 vjeçare në fushën e gazetarisë, si gazetar në Radio Tirana në realizimin e programeve artistike dhe kulturore; Kordinator për median në Festivalin e 45 të Këngës në RTSH dhe që prej vitit 2020 është gazetar në Radio Ejani, dhe realizues i programit muzikor Bio Folk. Po ashtu, z. Agaj është angazhuar në fushën e zgjedhjeve si ekspert. Në vitin 2017 ka marrë titullin Ekspert Zgjedhor nga organizata ndërkombëtare ENEMO dhe ka qenë Vëzhgues Ndërkombëtar në proçeset zgjedhore në Ukrainë, Kirgizstan, Kazakistan, Gjeorgji, Armeni, Turqi, Kosovë, Poloni, Bullgari, Maqedoni e Veriut. Sot ai merr titullin Ambasador për Paqe.

BUKUROSH KOÇI: MINATORËT, MESAZHERË TË SOLIDARITETIT DHE TË PAQES

Mes dhjetra personalteteve nga Shqipëria e Kosova, titulli “Ambasador i Paqes” me këtë titull u vlerësua edhe Bukurosh Koçit, ndër sipëmarrësit më të suksesshëm në rang vendi.E kush më mirë se Ai, e meriton këtë titull?!. Ndaj dhe qindra pjesëmarrësit në sallën moderne të Federatës së Paqes Universale në Tiranë, Ai do t’i magjepste me fjalët e ngrohta, me sytë shkëlqimtarë, me mençuri të rrallë, vizionar si askush, si misionar i vërtetë i mishërimit të paqes në çdo qelizë të tij. Sepse Bukurosh Koçi prej katër dekadash është bërë shembull frymëzimi për mijëra minatorët e nëntokës së Bulqizës.Ndaj dhe këtë titull ua dedikon pikërisht atyre heronjve të nxjerrjes së mineralit të çmuar të kromit nga miniera e Bulqizës, që nga thellësitë e nëntokës çdo ditë frymëzojnë si simbol i solidaritetit dhe paqes mes tyre.Ing.Bukurosh Koçi, të cilit në vitin 1980 i refuzohej e drejta e studimeve të larta për “njolla në biografi” sot është ndër sipërmarrësit më të suksesshëm. Autori i disa studimeve të kryera përpasurimin dhe parapasurimin e mineraleve të kromit në zonën e Bulqizës, Batrës, Krastës, Tërrnovës, Kukësit, Tropojës, Hasit etj, si dhe bashkpunëtor në kryerjen e disa studimeve nga Instituti i Studimeve të Teknologjisë së Mineraleve, Tiranë; po ashtu autor dhe bashkautor i ndërtimit të disa Fabrikave e impianteve për pasurimin e mineralit të kromeve të varfëra, si dhe i disa rikonstruksione Fabrikash Pasurimi, ka ngritur e konsoliduar një Shoqëri nga e cila janë përpunuar dhe vazhdojnë të ripërpunohen mbi 2.5 milion ton sterile dambe, duke prodhuar koncentrat kromi për eksport. Sot në këtë shoqëri që po mbush afro 24 vjet, punojnë rreth 100 punonjës të profesioneve inxhinierë miniere e gjeologjie, teknologë, mekanikë, elektrike, manovratorë e shoferë. Në Fabrikën e Pasurimit të Kromit Bulqizë, B.Koçi realizoi këtë vit një “revolucion teknologjik”.Pasi ka sjellë dhe implementuar teknologjitë më të përparuara botërore në mjediset e fabrikës, Administratori i saj, Ing. Bukurosh Koçi, realizoi një tjetër investim madhor. Projekti konsiston në instalimin e paneleve diellore, për realizimin e të cilit u investuan 840 mijë euro. Është një investim që do i shërbejë perspektivës, duke ulur në maksimun shpenzimin e energjisë elektrike.

AMBASADORËT E PAQES PËRFAQËSOJNË ELITËN SHQIPTARE

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Paqes Universale për Shqipërinë, Gani Rroshi, ndërsa ka uruar pesë ambasadorët e rinj, që iu shtuan numrit 6000 të Ambasadorëve për Paqe në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët përfaqësojnë elitën e shoqërisë shqiptare duke përfshirë këtu udhëheqës të sferës politike, akademike, fetare, shoqërisë civile etj., ka bërë të ditur se Federata e Paqes Universale (FPU) është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe, bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale dhe se FPU është një OJF me Status të Përgjithshëm pranë Këshillit Social-Ekonomik të OKB-së. Është vërtetë frymëzues dhe inkurajues numri prej rreth 150.000 Ambasadorë të Paqes që numërohen deri tani në botë. Në Shqipëri, Kosovë e Republika e Maqedonisë së Veriut, ndër 6000 Ambasadorë të Paqes, këtë titull e mbajnë edhe ish presidentët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga; ish kryeparlamentarët Skënder Gjinushi, Namik Dokle e Jakup Krasniqi, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ish kryeministrat Vilson Ahmeti, Pandeli Majko, Bajram Kosumi, Ramush Haradinaj dhe kryeministri Albin Kurti;Gëzim Hajdinaga  politikan shqiptar nga Mali i Zi – ish kryetar i Komunsës së Ulqinit; artistët e popullit Margarita Xhepa, Tinka Kurti e Reshat Arbana;  gjeneralmajor Manushaqe Shehi-zv/shef I Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH; shkrimtari, analisti dhe politologu i mirënjohur Preç Zogaj, ish-Ministri i Jashtëm dr.Arian Starova – President i Këshillit Shqiptar të Atlantikut,  prof. dr. Selami Xhepa, prof. asoc. Ali Tonuzi, prof. dr. Alma Cani, Prof.dr. Sali Kurti,Prof. dr. Tatjana Dishnica, Dr.Jolanda Lila; shkrimtari e publicist Halil Rama – Mjeshtër i Madh; mësuesi e drejtori shembullor Skënder Murrja, Gjinovefa Kadriu – këshilltare e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj,poetet Barie Çupi, Avni Ndreu e Eda Miri si dhe “Qytetari Nderi” i Qarkut Dibër Muharrem Gjoka, njëherësh President i Ansamblit ArtistikArtistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit”, që ka fituar disa çmime të para e trofe në festivale kombëtare e ndërkombëtare, si në Turqi, Ulqin, Strugë e Prishtinë,si dhe dhjetëra personalitete të letrave e publicistikës.

Duke konfirmuar mbështetjen dhe promovimin e punës së Kombeve të Bashkuara, si dhe arritjen e Objektivave të Mijëvjeçarit për Zhvillim, z. Rroshi bëri të ditur se “Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve, jeta e të cilëve mishëron parimin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë vlera morale universale, familjen e fortë e të qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve te Bashkuara, median e përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture të paqes”. Kjo arrihet duke kapërcyer kufijtë raciale, fetare, kombëtare dhe etnike nga ambasadorët për paqen që kontribuojnë në përmbushjen e shpresës së të gjitha kohërave për një botë të bashkuar në paqe ku dimensionet fizike dhe shpirtërore të jetës janë në harmoni.