Shqiptarët kanë nevojë për një rizgjim…
Për një rizgjim të gjithanshëm.
Për një rizgjim kulturor, shqoqëror dhe politik.
Ata asnjëherë nuk kanë qënë të varfër përveç në kohë të mbrapshta historike si këto të sotmet.
Sigurisht që sot shqiptarët jetojnë më mirë se dje por ikin nga sytë këmbët nga atdheu i tyre.
Ikin sikur ti ketë mallkuar dikush. Ikin sikur vëndi i tyre aq i dashur dhe i bukur në sytë e zemrës së tyre të jetë vendi i djallit.
Pse ikin shqiptarët?
PSE BËJNË PIKËRISHT ATË QË DËSHIROJNË ARMIQTË E TYRE HISTORIKË?
Pse nuk rrinë në vendin e tyre, në tokën e të parëve të tyre të ndërtojnë vëndin e tyre aq të bekuar?
Gjithkush ja hedh fajin politikës dhe ndoshta ka të drejtë por në fund të fundit politika e atij vëndi është produkt i tyre…
Shqiptarët duhet të marrin përgjegjësi për atdheun e tyre! Kurrë nuk e kanë bërë për njëmijë e një arsye por ndoshta ka ardhur koha të marrin riskun e merituar në historinë e tyre të bëhen bashkë kundër çdo të keqe që ka pushtuar atë vend.
Të nisin një epokë të re. Një epokë ku njeriu merr përgjegjësi mbi vete për të bërë atë që s’ka për t’ia bërë askush. Ata, shqiptarët, duhet të ngulin mirë në kokë që askush nuk mund ta bëjë ashtu siç e dëshirojnë vendin e tyre, siç ende me naivitet kujtojnë, përveç vehtes!
Kush nuk merr përgjegjësi përfundon patriot tallava në rrjetet sociale apo edhe në media.
Shqiptar asgjë e mirë nuk ndodh në vendin tënd po nuk more përgjegjësitë e tua për të bërë të dodhi ajo që ti ëndërron…një Shqipëri zonjë!
Një Shqipëri e drejtë, e begatë, e dinjitetshme!
Përsa kohë nuk merr përgjegjësitë e tua ti kushdo qofsh punëtor i thjeshtë apo intelektual i madh, fshatar në fshatin më të thellë apo emigrant mos kërko e mos prit të ndodhi asgjë e mirë!
Çdo gjë është në duart e tua dhe kërkon sakrificën tënde, vendosmërinë tënde, dashurinë tënde!
Ndryshe mos u qaj si gratë e liga nëpër kafenetë mediatike apo kudo tjetër!
Shqipëria është e jotja ose bëje ose bjer e vdis!
