Shqipëria ime…Leonard Pipa


një grusht kockash të ndezura flakë,

Nënë e braktisur…

Edhe po nuk të mjaftoi shpirtin tim ta jap!

Udhës për tek ty jam nisur!

Shqipëria ime o fole luanësh të bërë lepuj,

Ringjalljen tënde e kam pritur nëpër shekuj…

Si diell kam pritur rikthimin e heronjve,

Shqiponjat e Epirit me pak lavdi mes thonjve!

Kam shkelur zbathur mbi tokën e përgjakur,

Prej dhimbjeve të tua si një lis jam plakur!

Kam ngrënë pabesitë, e të mive…të pabesët,

Si gjela janë ulur armikut i ngrojnë vezët.

Asnjëherë nuk kam parë si lind agimi në liri,

Nga e shkuara nuk jam ndarë…ajo gjakun po ma pi!

Nga e tashmja nuk jam rrekur,

Asnjëherë të bëj sehir,

As në zjarrin tënd s’jam thekur,

Këmbë e duar në pahir!

Kohë jam nisur për të ardhme,

Në daç më ndiq o e mirë!

Nëpër ditët laramane,

Ç’duhet jeta në zinxhirrë !