Shqipes së përgjakur-Zymer Mehani


Zymer Mehani

Shqipes së përgjakur
(Aziz Kelmendit, me rastin e përvjetorit të vrasjes, në të ashtuquajturën APJ, më 3 shator 1987)

O Kelmendas i Norës gjak
Hyre në histori
Me lubinë duke u përflakë
Po, ti prishe data
Kufij e shumëçka…
Në flamur u ngrite
Lirinë e përligje.
Me perandorët u përgjake
Se pate guxim
Ta lartësosh zërin
Ia theve kthetrat
Kuçedrës së paemër
Që shqiptarët
I urrente me zemër
Ç’të shkruaj, vallë
Ç’të shkruaj vërtet
Kur ti, bir i shqipes
Me zemër si det
U tregove armiqve
Perandorëve e mbretërve
Se për komb e atdhe
Derdhim gjak prej dejve
Brez pas brezi
Amanet prej etërve
Kuçedrën e godite
Porsi vetëtimë e rrufe
S’e deshe të nënshtruar
Kosovën-tëndin atdhe
I ri ishe kur u betove
Në liri të atdheut
U dashurove……
Jo, nuk të frikuan
Kapitenë as gjeneralë
As togerë, e soj djalli
Admiralë…
Haptas u tregove
Se ti je shqiptar
U hape dhe plagë
U hape dhe varr
Si kujtim prej teje
Ta ruajë perandoria
Kur trazohet trimi
S’bën punë as ushtria
Shpërtheve si uragan
Se ishe azgan
Nderin shqiptarit ia ruajte
Një Perandori e munde
-Lavdi të qoftë, o trim
Thotë Llap e Dukagjin….
Dhe Drenica e Jasharëve-
NDERI i shqiptarëve!