Shqipja jonë ndër vite-Vilson Mersinllari


SHQIPJA JONË NDËR VITE

———————–

Shqipja jonë ndër vite e madhe paska qenë

me dy krahet e saj,në hapsirë ka fluturuar

por ja prenë të dy krahëT,pa krahë e kanë lënë

dhimbjet e dy plagëve,tërë jetën ka duruar.

Me dy plagë në trup,i ka mbijetuar kohës

ka fluturuar e vetme,kudo nëpër hapësirë

si është trembur erës,shiut edhe borës

pa dy krahët e saj,ajo nuk ndihet mirë.

Me shpresë po rron,mund të vijë një ditë

të dy krahët e saj,të shërohen përsëri

atë qe i bënë kesaj Shqipe,dikur hordhitë

të ndjehet e lirë,të fluturojë në lartësi.