Shqiponja dhe liria-Sheqere Sina


Në dritaren time dielli ndriçoi,

Një shqiponjë krenare qëndroi.

Ajo me guxim më pa në sy,

Tha: Dua të fluturoj në liri!

Dua në qiell të kem hapësirë.

Të fluturoj me krahë të lirë!

Në Shtëpinë e nenes të shkoj,

Të drejtat e shqiponjave të kërkoj.

Mbi skifterin të vihet drejtësi!

Duam liri, duam liri, duam liri!

Mos na hanë skifterët në befasi!

Në shtëpinë tonë të kemi siguri.

Skifterë s’duhet të ketë fare.

Jemi besnike, krenare, bujare.

Jemi të zonjat në fluturim,

Me meshkujt nuk kemi dallim …

s