Shqiptaret e Korsikës-Nga Vladimir Bizhga


Vladimir Bizhga

:Shqiptaret e korsike

Po te shkruash per arbereshet e korsikes e ,ata ne fshatin Kargese jo larg Ajacos, kryeqytetit te Korsikes, do te thone se filani eshte jashte realitetit dhe enderron si i marre, por faktet flasin ndryshe.Nga Mani ku banonin nje shumice etniteti shqiptaresh, arvanitas, si ne gjith Greqin e ne vecanti ne pelepones, u nisen dy anije per ne Gjenova te Italis . Luftat me osmanet

e kishin shkretuar Manin vendin me luftarak te Peleponezit dhe ata u detyruan te iknin. Dihen rrethanat ,kapedanet qe i prine per ne itali ,ne vitin 1676 dhe vendosia e tyre ne kolonin e paomias ne Korsik. Të tjera ardhje shqiptarësh shënohen midis njëmijëekatërqindës dhe njëmijëepesëqindës në Bari, Bosco Tosca e Pievetta-Dogana Po (Piacenza), Kardevole ,Korsica e Rimini. Shumë prej Shqiptareve të ardhur shkruhen si ushtarë në ushtritë spanjolle dhe luftojnë heroikisht në luftrat Europiane. Ështe me nam të madh kaloresia shiqptare e Republikës së Venecias, e mbiqujtur kalorësia e stratiotëve, si edhe ushtarët e kembësorisë të Napolit, . Por arberoret tane shquheshin nga zeniet e shpeshta me korsikanet dhe mos kthimin e fese nga ortodokes ne katolik, i cili qe kusht qe nuk tolerohej nga papati, por arvanitasit e Kargeses nuk u kthyen, ata mbajten kishen e tyre, por te varur nga papati.Shum koloni te tilla u asimiluan dhe keta te Kargeses i ruajten zakonet, sa shkrimtari i madh Prospep Merime, kur kaloi nga Ajaco ,per Basti, takoi nje grup vajzash me kostume tere ngjyra e shum te bukura duke mbushur uje ne nje krua dhe gjuha e tyre, qe ndryshe shkroi ai dhe gjalleria e tyre, kenget qene nje mrekulli , qe nje gjuhe qe ai nuk e mori vesh, c, qe, kur thone qe Merimea, qe poliglot per gjuhet.

Rastesisht ne tv. 5 Frances pashe nje emisjon , per korsiken dhe disa interevista , me fshataret e kargeses, mun atje tek kisha e vjeter greko romake. Ne shkallet e kishes ca plaka te veshura me te zeza flisnin dhe qanin, ato nuk dinin te shpreheshin me gluhen e te parve, sic thoshin ato dhe me ne fund, asnje prift i ritit greko bizantin nuk vinte ne kishen e tyre te shkret ,duke i lene ata ne dore te asimilimit total,.

Arvanitasia e e fundit qe fliste shqip, vdiq në vitin 1976 , Justine Voglimaci, vdiq në vitin 1976.Vini re vete mbiemeri i saj thote ceshte mac i vogel, ose VOGELMACI.

Në 1804, Elie Papadaci ishte caktuar prift i ritit latin ne kargèse, në konkurrencë me priftërinjtë e ritit grek. Që nga Korsika .Ku popullsia e fshatit ishte ende e vogël. Mosmarrëveshja mes dy riteve u shpeshtuan.

Mosmarrëveshja u rrit dhunshme, pas përpjekje nga ana e qeverisë rajonale,

në vitet 1820 për të hequr ritin grek, dhe fshati mbeti pa nje prift, te besimit Greko ortodokes, për shtatë vjet.

I emëruari ne vitin (1829), qe greku Josif Vouras nga ishulli i kios. Prifti i fundit i lindur në koloni ishte César koti, i cili shërbeu nga 1882 deri në vitin 1933. Pasardhësit e tij nuk kanë qenë greke:

(1931-1964) ishte një arberesh nga kalabria i sjell apostafat nga arbereshet ,vllezerit tane shqiptare, qe perpiqeshin te benin dicka per nje komunitet ,qe po asimilohej aq shpejte dhe me dhimbje. Ky djalosh qe prifti Florian Marchiano (1964 -) një Italo-

Shqiptar.I cili beri sa mundi te mbante ledhet e gjuhes qe po binin , zakoneve qe mirrnin arratin ai shihte me dhimbje si shuhej gjuha jone e bukur .

. Asimilimi ishte i pashmangshm.

Kur ata mbërritën në Korsikë edhe vazhdimësia në kulturën e tyre popullore qe e forte, por me kohe u zhbe dhe ndjenja e identitetit të veçantë kombetar. Secila prej këtyre ndryshimeve u fshi gradualisht, duke sinjalizuar asimilimin e komunitetit arvanitas te Kargeses nga Korsikanet.

kur arvanitasit qendruan ne Ajacio, ata shquheshin, per veshjet e tyre monumentale dhe armet e lara ne flori dhe argjend. Me 1731 ne kishen e tyre ortodokse, gjat ritit per ikonen e virgjreshes Mari, manjotet e veshur aq bukur me fustanellat e bardha , dhe armet kryqezuar ne bele, keshtu i pershkruajne studjuesit,si psh. Vayakakos ne librin e tij korsikanet , me 1963, apo studjuesi Blanken , shkruan se korsikanet nuk para e prisnin mire veshjen fustanore te Manjoteve dhe kjo, qe shkas i shum perleshjeve te kota e te ashpra me njeri tjetrin.

Eduart Lir ,piktori i madh A,ngles ilustrator e grafist i motiveve fatlume ,per shqiperin, qe martuar me bijen Shqipfolse te nje Manjotit. Ai qe njeriu adapt, per te treguar jo vetem mbi etnografin e arvanitasve Manjot ,te Kargeses, por edhe per gjuhen e tyre shqip dhe kombesin e tyre te qarte, si drita e djellit.Eduart Liri thote se ato kostume i kish vizatuar, me se shumti ne Shqiperi dhe ne Greqi. Por e shoqia nje shqiptare e vertet i sherbente ati si perkthyese ne rrugetimet e gjata ne shqiperi.

1870 Eduart Lir ,me dhimbje thote se qe e pa mundur dhe e veshtir te gjesh kostumet e vjetra te Mmanjoteve te cilat po zhdukeshin.

Sot nuk flitet me shqipeja e vjeter,gluha jone e dashur,. Deri larg tek bregu i kulles se Saraceneve, nga ku mund te shikosh detin e pa mate dhe me krah te djathe Kargesen, kete fshate te hatashem turistik ,mbushur me vila dhe buze detit jahtet e barkat me vela. Deri ketu tek kjo kulle vinte Napolon Bonoparti me te vllane, nga Ajaco, ne shetitje . ai i njihte tere fshataret, qe takonte udhes dhe u flit me emra, ne gjuhen e tyre.

Ai bridhte ugareve te pa shkelura, nen ullinjte dhe ndjente eren e forte te luleve te portokalleve, qe kishin celur.

Duan te thone ,qe ai eshte shqiptare, une nuk jam i sakt te them, por di qe ai e ndjente, qe qe shqiptare. Kur shante ne beteja dhe askush nuk ja kuptonte gjuhen, kur dashuronte marrezisht gruan e nje gjeneralit, apo kur u kthye ne France nga dimri i eger Ruse, i derrmuar e i rraskapitur ,ai prape shante shqip.

Historiani i dëgjuar francez Adolf Thieres,

Në kujtimet e tij, që pasqyrohen në librin e Myfitit bej Libohovës, “Tependli Ali Pasha” botuar në Kajro, më 1903, Adolf Thieres shkruan: “Kur Josef Bonaparti, vëllai i madh i Napoleon Bonapartit u bë mbret i Napolit më 1806, shqiptarë të Napolit, që shkuan për t’i uruar mirëseardhjen u tha: “Edhe familja Bonaparti është me origjinë arbëreshe”. Myfit Libohova, në veprën e tij lidhur me këto shpjegime të Adolf Thiersit shton: “Sipas hetimeve të bëra, del se është e vërtetë që mbiemri Kallomeri, që do të thotë në greqisht “anë e mirë”, që u ndërrua në italisht “buona parte”, është mbiemri i Napoleon Bonapartit. Mbi origjinën e familjes Bonaparti, na hedh dritë të mjaftueshme dhe profesor Robert d’Angely, me origjinë nga Korsika në veprën e tij “Enigmat e origjinës së rracave dhe të gjuhëve të pellazgëve, arianëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve”. Libër prej shtatë vëllimesh dhe mbi 30 vjet punë. Në faqen 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar, ashtu si ishte Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu. Ky profesor i dëgjuar Korsikan shton, se mbiemri i vjetër i Bonapartit ka qenë “Kalë-miri” dhe jo Kalimeros, ana e mire, si e bënë grekët. Sipas enciklopedisë së madhe greke “Piros” vëllimi i tretë, Athinë 1929, faqe 413-425, thuhet se: Shtrirja e shqiptarëve në drejtim të Peloponezit (Moresë) është zgjeruar nga shekulli XIV.

Enciklopedia greke.

Sipas kësaj enciklopedie, në Peloponez u krijuan krahina banimi të reja si: Mani, Bardhunja, Lala; Filati, Hekali, Lopësi. Edhe sot dihet, që një lagje e Himarës është shpërngulur në krahinën e Pelopenezit dhe krijuan Manin. Shqiptarët qëndruan në Peloponez (në more), midis 100 vjet, rreth vendasve grekë dhe nuk duhet të na duket çudi, në qoftë se mbiemri i Napoleonit (Kalë-mirë) është grekëzuar shtrembërisht nga grekët në kallomeros (ana emirë).

Kush shkon ne Ajaco nuk ka si te mos shkoj ne Kargese, aty eshte edhe instituti shkencor ,nga me interesantet ne France dhe brifingjet, qe behen ne Kargese jane me nam, nder shkencetaret e shquar te Europes dhe Amerikes. Por gjeja me interesante qene festat e shen Spiridhonit, qe kujtonin kete shenjte te kishes bizantino greke .Me te gjitha kostumet qe kishin ruajtur ata dhe vallet e famshme Manjote qe sillnin nje shije te forte Shqiperie, me ato fustanellat dhe ohit e zgjatura te djemeve, qe godisnin token, por qe flisnin frengjishte dhe shanin frengjisht dhe qene me adn arvanitas shqiptar.

Këngë e përshpirtëshme

Gjithëve thëres, kush do ndëlesë,

të mirë të krështë, burra gra,

mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,

se s’ishtë njerii nesh çë mkatë s’kaa;

e lum kush e kujton se ka te vdesë,

e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,

se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,

e bën për bljr të tij e për vëlla.

(1592)

Lekë Matranga