Shtatë male kaptuar-Nexhip Onjea


Nexhip Onjea

Në kaq vite jetë,

pashë rreshta shumë,

rresht derrash me noçkë,

edhe me majmunë.

Çfarë s’më zunë sytë,

tridhjet’ e ca vjet,

që t’i them të gjitha,

duhen ditë e netë.

Rreshtat me kusarë,

s’kanë të numëruar,

kopetë me zagarë,

si krisje janë shtuar.

Këtu “kapedanët”,

dalin në ekrane,

lëpijnë sahanët,

gjerbin në kazane.

Këtu nuk do ikur,

por do fluturuar,

dhe gjysmë i fikur,

shtat’ male kaptuar.

Zbathur si të marrët,

mbi gjëmba dhe driza,

revan si gomarët,

kur i hedhin miza.

Këtu të paudhët,

duan errësirë,

pastaj si kukudhët,

të hanë dhe të grijnë.

………….vijon