Shtator-Aferdita Hadaj


MIRSE ERDHE

SHTATOR

Iku gushti, përvëlues,

hyri vjeshta,plot freski.

Njerëzit,po vrapojnë si bleta,

se vjeljet fillojnë tani.

Fruti parë është

rrushi ëmbël.

I ndarë, në dy cilësi

Rrushi i zi,

shkon musht,për verë,

dhe i bardhi për raki.

Sa lezet kanë

pleqeria, kazanet

e rakisë ngrenë.

Pranë e mbajnë,

gotën e mbushur,

në prush,valojnë

dhe kafenë.

Po dhe ndonjë pjatë,

me meze,a’h sa bukur,

ka lezet.Rreth llullanit te

kazanit,pine raki bëjnë muabet.

Dhe amvisat,duar

arta, bredhin barçave

si bletë.Me krraba, i ulin

degët……..,mbledhin,

frutat gjith lezet.

E falenderojnë

zotin, që kto stinë,

i ka bekuar. Mundin,

dhe djersën e derdhur,

plot bollëk,mbledhin me duar.

Pastaj radhën kanë “poetët”

Kur qilimin vjeshtët shtrojnë.

Mbi çdo fletë, qëndisin vargje,

muza e tyre kurr s’mbaron.

Vjeshtët, janë melankoli,

ngjyra e artë, të verbon.

Aroma, fresikija e tyre

është ilaç, që të shëronë.