Shtegëtar-Fatmir R Gjata


Shtegëtar

Më presin për t’më parë, më presin për t’më vrarë,

përhumbur në rrëfim

Më duan shatërvanë, ku ujët shkon e qan,

e shkon me ngashërim

E çeli lul’e parë, kushdi se çdo ketë ngjarë,

me hënën larë me dritë

Më puth edhe njëherë, më ço në një humnerë,

edhe pastaj më vrit.

N’u çofsha si lugat, me tmerr e kujë në natë,

do bëhem shpirt pa jetë

Të thonë ish shënd e verë, të thonë ishte pa vlerë,

të thonë ishte poet

Do kthehem përmbi dhe’, të shtrihem e të fle,

si shtegëtar i shkretë.

Fatmir R Gjata

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.