Shtegtari-Edmond Kaceli


Shtegtari

Nëse shihni një flamur, një flamur të shlyer

nëse shihni një flamur, një flamur të shkyer

Ngritur në një shtizë loti

në cilindo udhëkryq të botës

braktisë

një flamur rreckë, një flamur pa ngjyrë

Jam unë shtegtari.

Nëse më shihni ecni.

Ikni. Largohuni indiferentë

në indiferencën tuaj të përjetshme

mos u ndaloni!

Mos mi hidhni sytë!

Jam unë shtegtari -flamuri i shkyer

i pangjyrë

i mbështetur përjetësisht në një shtizë loti…

©Kaceli