Shtegu i pafundësisë-Elvira Zeneli


Elvira Zeneli

SHTEGU I PAFUNDËSISË

Eci shtegut të pafundësisë,

Nga marrëzitë e kësaj nate

Digjem furrë.

Ah, kjo erë misterioze

Që nuk më lëshon,

Më mban pezull brenda një shtjelle!

Sytë në të shuar të shpresës

Më ndjekin si hije e deformuar.

Dhembjes së moçme

Përpiqem t’i ndërroj udhë,

Po zemra nuk më bindet.

Rrethuar nga botë e marrisë,

Nuk e shqyej dot harresën

As ti nuk mundesh, jo,

Mos u lodh më kot!

S’të lë ajo,

Pushtuesja absolute e zemrës!