SHTËPI E BRAKTISUR
Dera e drunjtë ishte e mbyllur
Mbi trupin tim të rrudhur u hodhë
Ndaj shpirti kërkonte pak pushim
Malli më vërboi të tërin
Përtej mallit asgjë tjetër nuk shoh
Pran oxhakut dëgjoja zërin
Dhe në heshtje shpirtin e ngrohë.
Sytë më jan mbushur me lotë
Drita ime sikur është shuar
Dua të gjej më shumë forcë
Ta kujtoj kohën e shkuar.
Asnjëher s’mund të t’harroj
Zemra ime s’është e qetë
Shpeshher shkruaj e këndoj
Shtëpi e braktisur, por jo e shkretë.
Gjithmon do jesh brenda meje
Dhe në ëndërr të shoh shpesh
Unë jam lodhur,ndaj erdha pran teje
Edhe njëher me ty të buzëqesh.