“Shtëpia e kulakut”-Gëzim Llojdia


Gëzim Llojdia

1.

“Shtëpia e kulakut” ,Ishte atje teposhtë dhe  dukej nga kodrina, ku ne vështronin përtej qytetit antik.Ishte, jo vetëm një “shtëpi kulaku”,por disa shtëpi fshati, me konakët  e tyre, me mullarët e barit dhe pemishtet.Prej asaj kodrine dukej një cisternë uji.Hardhitë gjithë lastar.Kasollet e bagëtive.Tjegullat e kuqe.Soletat e betonit. Muret e hirta të lyer me gëlqere.Kabllot e rrymës.Kopshitja e vogël. Trëndafilishta e rrëzuar. Kungujve  e vjeshtës të hapërdarë,  si bombat  e luftës së dytë.

2.

Atij, prej motesh i thërrisnin kulak.Edhe vendet e vogla përreth ngrehinës së tij.Kishin formuar disa emërtime të zakonshme tashmë dhe të njohura  për fshatin.Si:Përroi i kulakut,ullinjtë e kulakut,mushka  e kulakut,djali i kulakut,krushku i kulakut,gruaja e kulakut,shoku i kulakut,miku i kulakut,tezja e kulakut,halla e kulakut, etj, tej.

3.

Si e njoha kulakun?Sigurisht në vjeshtë.Zogjtë mbretëror çukisnin grunjërat  e sapo mbjella.Hurmat e fundit  tundin degët.Juga   e lehtë. Aromë ëmbëlsie. Mjegulla e bardhë.Qyteti ilir dukej i heshtur në vjeshtë. Edhe pse ngre perde bukurie në çdo stinë. Shenjtor  mrekullie.Ishte një ditë e zakonshme. Si çdo ditë perëndie.Pëllumbat  kruajnë sqepin .Zogjtë shtegtarë mbledhin thërrime. Fushat nxijnë. Kthyer ugar. Kuajt e lodhur e të nxirë.Qetë,dy e nga të prangosur. Thasët e çarë me farë. Gruri në arë.Gratë bëjnë shtiza.Këtu ndaloj.

-Po ku je o mik, më thotë kulaku.Quhej Viron .Por ata i kishin folur për vite të tëra kulak.I mbeti nofka:”kulak”. Ishte një burrë dede. I shkurtër .Rrondokop.Ecte duke u tundur.Zemër bardhë.Fliste atë gjuhë të bukur fshati. Pastaj çe nget muhabetin.Kulaku e kishte pritur demokracinë .Kishte ëndërruar shumë për të.Dhe ditën që erdhi, mbeti pa punë.Kooperativa  u shpërbë.Me pritë të presim dhe thirrje çdo ditë,nuk jetohej.Mori kompesim për vuajtjet.U end për një punë.Ku atje, ku këtu.Një ditë shkon te zyrat e ndërmarrjes së rrugëve.E gjej aty.

-Po ç’bënë aty, o mik i them? Po kërkoj punë.Po drejtori d.m.th. ,drejtori aha e kuptova…Po një copë punëtori donte kulaku në rrugë?Ku tjetër shkollë, s’kishte.E vetmja punë ishte mirëmbajtja e xhadesë.Kështu filloi dhe për ca vite.Më tej rrugët  mbetën. Punëtorë,jo.Kulaku  hodhi lopatën .U kthye në banesë.I tha të shoqes dhe fëmijëve.

-S’ka më punë shteti.Po rrugët, kush do ti mirëmbajë? -Kush tjetër, Perëndia!

4.

Tajari drejtori i shkollës  së fshatit kishte kërkuar, që ditën  e trashëgimisë, tu flisnim nxënësve, për qyteti ilir.Zgjatimi i të cilit.Ishte edhe Amonica.Ishin 3 km rrugë nga Amantia.Zbrisje  në atë udhë poshtë qafave. Si ishte fshati?Përrua, që s’rrjedh ujë.Dhi të zgjebosura.Një nga një e  ngadalë.Bishtin përpjetë. Thundrakët vrapojnë.Baltosur rrugët.Parmenda  e flakur.Zemra të thyera nga koha.Mullar i lartë.Shpendët kruajnë pendët.

Bajame të hidhura.Vajtushëm nga era.Zogjtë e zinj në pikiatë. Macet presin lëkurët. Kërcellit e tharë.Vjeshtë ngjyrë bakri.Fshati buzë liqenit.Një pikturë mesjetare.

…Dolëm nga shkolla pas bisedës. Nxënësit dëgjonin me etje për qytetin e lashtë.

-E do zakoni,tha drejtori.Të pimë një kafe.Na ftoi në banesë.Ishim 4-5 vetë.Dikush më foli.Ishte kulaku.

U përshëndoshem.

-Ju kam pritur,tha kam bërë një drekë për ekipin tuaj.

-Të na falësh, por i kemi dhënë fjalën drejtorit.

-E di si është puna?Më tërhoqi mënjan.Ju duhet të vini te unë për një arsye të thjeshtë. Edhe sot këtu kulak më thonë. S’më vjen njeri të dera si atëherë.Vëllai ka emigruar.Kulak dje,kulak sot.E pashë.Sytë kishin një rruzullim loti.

-Atëherë po vijmë ,po drejtori një herë tjetër.Shtëpia nën një brinjë në mes, një rrëke. Shtëpizat  tjera të fshatit te poshtë.Edhe banesat i bënin veç. Ata  poshtë sëbashkë . Edhe nuset,që vinin në këto ngrehina kulaku ishin nga familje kulaku.Shkaku.Lufta e dytë.Nëse kishte armiqësi më të madhe në fshatrat tona. Shkaku ishte ndarja, që solli Lufta e dytë.Mirë ata, që bënë llogarit ndryshe. Morën plumbin ,burgun si të gjithë bashkëpunëtorët  e kësaj  luftës në Europë.Faji i sistemit para ‘90 ishte se u muar me pasardhësit e tyre.Kulakët ishin në halë të syrit.Vigjilenca mprihej, veç për ata. Çdo gjë e keqe,në sytë e të deleguarve ishte për faj të kulakut. Një herë u dhanë kafshët e kooperativës .Të papërtuar në çdo gjë. Mirëpo syri i keq çante gurin.

– E shikon kulakët, kanë hipur në vetura .Ua hoqën edhe veturat. Një herë nuk i lanë në vetmin e tyre.Paslufta solli edhe shumë viktima të tjera.Mirëpo kjo luftë ishte ndryshe nga një fshatë në tjetrin .Diku më e fort.Më e madhe. Më e ashpër. Këtu ishte më e egër.Armiqësoi vrau dhe vijon ende.Viktimat e saj, që prej fillimit në vitin ‘39 nuk dihen.Jo vetëm ata që u vranë në dy kampe.Një pjesë dëshmorë. Një pjesë tradhëtarë. Paslufta më e egër.Dihet ç’luftë bëhej në jugë.Edhe pse lufta kishte 40 vjet mbaruar.Kufizmi me triskat,pengesa për shkollim e lartë dhe punën të zgjedhur si dhe strehim të preferuar ishin vijë  e kuqe për kulakun.Ata paguanin haraçin e gjyshit,babait,motrës,vëllait edhe të fisit madje.Që kishin hedhur armët kundër.Dhe pushteti para ‘90 nuk i fali. Thamë, që jo në çdo fshatë ishte kështu.Fshat e zanat.Por në jugë, ajo e tepër e ashpër.

Igranazhet e saj vijonin.E tretur vjeshta.Ora e humbjes.Fjolla e hirit. Rruga në qiell.Kulaku më thotë duke pirë kafet.

 -Djali, notat si ka të mira.Dyshoj ngaqë kam qenë kulak.Mirëpo, s’dua ta besojë.Universitetin ta shikoj me dylbi.Si dje dhe sot.Të verbër ne.Fëmijtë gjithashtu.E pyeta nëse ishte në gjendje ta mbante në një universitet privat?

-Do të marrë kredi,tha.Dreqi ta hajë të dalë nga ne, një me shkollë

…Arbeni u bë infermier. A është ende atje në fshatin e tij?Apo ka mërguar në Gjermani?Kam kohë pa e takuar dhe nuk di, cbëhet familja dhe fisi i kulakut.

Endej atje larg në lartësitë e Kudhës -Gërhotit, juga frynë si atëherë.Tri ditë e tri net, gumëzhinte,juga. Frynë puhia e muzgut. Brinjat boshatisur. Muzgu po bie. Dielli u zhduk.Pas faqes  së malit të Shashicës. Zjarret u venitën. Zemra .Nuk i ndjen dridhjet sizmike.Errësira.Dallgët i mbyt  shpirti. Hija rrëshqiti.Nga frika.Nga eshtrat tona. Rritën mëllagat.Libri i  shpirtit.

-Deri në ag,mërmërisnin plakat!

Kthej kokën dhe njëherë.Atje në atë kodër, është ende shtëpia e bardhë e kulakut…