Shtëpia-Fatmir R Gjata


Fatmir R Gjata

U preha nga rruga e gjatë,

në fshatin e gjorë, në shtëpi

Nën hijen e plepit të lartë,

nën hijen e mënit të zi.

Më prisnin pëllumbat e shkretë,

folezës me kashtë në çati

Më shihnin si t’i isha një hije,

e mbas nuk më vinte njeri.

Dritaret dhe xhamat me pluhur,

parvazit një lule e tharë

Dhe diell po lozte çuditshëm,

dëfryer e lodhur mbi trarë.

Në këndin e dhomës së madhe,

një shënjtë rri i varur në mur

Erë shkon nëpër bahçen e virgjër

vrapon si e marrë nëpër drurë.

Ka vënde kjo botë e çuditshme,

është mbushur me plotë mrekulli

Por prehem në fshatin e vockël,

në shtëpinë pranë një mëni të zi.