SHTËPIA IME E VJETËR.
Shtëpia ime tani e vjetër
Dritaret era seç i tund
Skam dashuri veç saj unë tjetër
Dhe malli fshehur duket pafund.
Prej hallit ika unë me nxitim.
Po shpirti im mbeti atje.
Ma sosi jetën ky emigrim
Më la pa prindër dhe pa atdhe.
Nëna në qiell tash përgjithmonë,
Babai i mbyll dritaret e kalbura.
Kjo jetë dritë fikur po na harron,
Ca ëndrra ngelen pezull të varura.
Dy prinder kisha aq shumë te shtrenjtë
Babai vetëm jeton tani
Trishtimi ngelur në atë vend
Dhe nëna gjithmonë është dashuri.
Blerta.19.Nëntor.2024