Shtëpia ime e vjetër…Natasha Ilia Çuro


Në këtë shtëpi dikur e re e sot e vjetër u linda ..

Këtu nga një dashuri u ngjiza në barkun e nënës..

Këtu me plot përkëdheli e me pak komoditet u rrita..

Këtu hapat e parë hodha,flija,u zgjova nga një ëndërr…

Kjo shtëpi me gurrë e të thjeshta dyer…

Me tulla të kuqerremta çatisë mbërthyer..

Dy katet e saj me gëlqere fasada lyer..

Të qarat të qeshurat njerzore kush ja ka rrëmbyer??

Fare mirë më kujtohet në katin e dytë.

Në një dhomë të thjeshtë dy krevatë prej druri..

Lindja e diellit na binte në fytyrë e kapsalitnim sytë..

Po sot këtë heshtje pse ka të rëndë si qivuri…

Ardhur nga larg më sheh si mysafire e padëshiruar,

Me mospërfillje e si të panjohur po më pret…

Suvaja prej gëlqere rënë skeleti deformuar..

Gurrët I kanë dalë si brinjë kurrizi për ibret…

Shtëpia ime strehëz e dashur që dikur ishe e ngrohtë,

Ç’pësove që më dashuri prindërore s’më përcjell..

Lodhur nga rruga e gjatë të lutem më përqafo fort..

Çfaj kam unë që të lashë e jetën ngrysa në kurbet…..

Eh patjetër ti do më falësh mua që u largova..

Sdesha të braktisja ty,ëndrrat as nënën me lot hidhur ..

Pranë ty u ktheva si dallëndyshe se kurrë s’të harrova..

E plakur e ligur me mall shpirtit djegur e flokët thinjur…

Pranomë falmë.. të përgjërohem hape derën .

Të prehem te ty disa çaste e të kaloj vitet që mbetën…