Shtëpia rrëzë malit -Murtez Asllani 


  · 

SHTËPIA RRËZË MALIT

Kam shtëpinë rrëzë malit,ku dielli herët ndriçon

aty ku kënga e zogjve

kurrë nuk pushon.

Nata është shumë e qetë

veç turreci këndon,

jemi të lumtur ne

dhe kënga jonë s’pushon.

Me çifteli dhe fyell

bëjmë muzikë shqiptare,

asnjëri kurrë s’pushon

besoni s’lodhemi fare.

Në këtë shtëpi me dërrasa

lumturia s’ka fund

djem e vajza sa janë

më t’hareshëm s’ka askund.

Babai e pat ndërtuar

dhe derdhi shumë djersë,

ne ishim të vegjël

pak i ndihmonim për besë.

Oh, jeta disi kalohet,

kur natën ujqërit ulërijnë

shpesh vijnë përreth shtëpisë

dhe kërkojnë diçka t’lëpijnë!