Shterpëzoi bleta nëpër fletëverdha-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Shterpëzoi bleta

nëpër fletëverdha.

u pengua luleverdha.

2.

Roit në zgjua.

Uji shtërpoi në krua.

Si atëherë det.

Me katër fletë.

Tërfili në lëndina.

E gjorra harresë.

Kullosin bletë.

3.

Shumë pyetje në përgjim.

Amidoni zbret.

Vjeshtës së tretë.

Vjeshtës së fundit.

Tatëpjetë.

Në krahë,në cungje.

4.

Tretur.

Gjetheverdha.

Se ndaluan dot,një mal me gënjeshtra.

5.

Gjurmët e këtij krimi.

Shenjë kërcënimi.

Ashtu e ngrirë.

6. Gurgullima e amidonit.

Oshëtinte.

Një udhëtim i kundërt.

Ikje .

7.

U plake moj gjethurinë!