në Kafe të Madhe, te Shkodër Locja.
Në vitin 1991 kam pirë kafe aty..me disa personalitete të artit, kulturës, ghuhësisë por dhe të jetës politike shqiptare në atë kohë…dhe jo vetëm.
Kam nostalgji për këtë!
**
……….
Shoqëruesit të cilët na shoqëronin gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Shqipëri, neve të “huajve”, edhe pse e kishim “gjuhën e nanës t’njajtë”, por pasaportat të ndryshëm, na quanin maqedoncë ose kosovarë që, padyshim se, na iritonte, deri në pezmatim, pa masë..!
Pra atë kohë “guidat” i caktonte shteti shqiptar, për të na bërë “nder”, gjatë vizitave të qyteteve, të gjithë neve që vinim nga jashtë Shqipëria…
…….
Sapo hymë në lokal, Pali, shoku im prej Kosove më tha: Kaso unë po shkoj ta përshëndes Pjetrin! I thash – prit se edhe unë po vijë ta takojë sa për të më njohur me Pjetër Arbnorin…!
Shoqëruesi nga Mamurasi më kapi për krahun e majtë si të ishte një shok i vjetër i imi….m’u afrua te veshi dhe më tha :- mos shkoni të paktën ju, – e dini kush është ai! I thash, -jo ,s’e di, por dua ta njoftojë, butësisht ia hoqa dorën nga krahu im..dhe e ndjeka Palin, shokun tim nga Peja, i cili më prezantoi me njeriun që më vonë do të bëhej Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë… Çfarë rastësie e mrekullueshme?!
Në Kafe t’Madhe e pata pirë kafenë e parë sapo kasha arritur në Shkodër, me mikun e saponjoftuar, atë kohë, z. Enver Dibra, një burrë fisnik…Tek zyrat e tij e kisha parkuar veturën time, legjendaren, “Ford Fiesta”, me të cilën kishim shkelur, bashkërisht, për të herë të parë, unë dhe ajo, pikërisht në shkurtin e vitit 1991…
……..
….
**
AH NOSTALGJI, MOJ NOSTALGJI !
Kam nostalgji…
Për shumëçka
Por edhe për
Kafen e Madhe
Që kujtesa e mba’
As koha nuk e ftohu
Akoma, hala..
Udhëve të jetës
E mbaj në gji…
Si një relikt i vetes
Buzëve të çara të kohës
Pikon malli…
Ndeshesh me veten
Ditë përditë
Pa e ditur
Se ku qëndron halli
Dhe sa ka në të dorë
Vetë djalli…
Që është me ne, e
s’na ndahet së gjalli..
© Kas Vela
