Shtrini duart e zemrës-Berzat Sadiki


A e kuptoni, çdokush i ka liritë e veta.

Çdokush shkon rrugës së vet të caktuar.

Këto nuk mund t’i ndryshoni.

Një gjë mund ta bëni –

a mundeni të mbjellni mirësi,

për ta zbukuruar rrugëtimin tuaj?

Kur të takoheni, flisni si zogj!

Flisni për dashuri.

Çdokush i ka dashuritë e veta.

Çdo dashuri është lule.

Kështu bëhen kopshtet.

Ka kohë për dashuri mjaftueshëm.

Hyni nëpër zemrat e njëri-tjetrit si aromë!

Kështu do ta shtoni gjerësinë krahërorëve,

mbushni, mbushni me lumturi!

Atëherë dDo t’u qeshin fytyrat,

do t’u çlirohen shpirtrat nga robërimi.

Ka shumë gjëra që duhet dashur.

Ka shumë gjëra që s’i ka prekur dashuria.

Ka shumë të tilla që vuajnë për dashuri.

Zgjeroni sytë e mendjes,

që t’u mbushen shikimet me bukuri!

Shtrini duart e zemrës,

përkëdhelni sa të mundeni!

Anembanë le të bëhet mirësi!