Shtype zemërimin!-Ildije Xhemali


SHTYPE ZEMRIMIN!

(Pak spec djegës)

Gjithmonë ma kujton

je më inteligjent.

Gjithmonë kërkon

Që respekt për vete

Të mos kem.

Me qindra marifete

Të ndjehem inferiore

Grua dosido

E lënë mbas dore.

Shpesh sjell si idjote,

Dukur si shurdh-memece

“Fitimtar”, ke menduar ti,

Në tënden verbëri.

Por mënd s’ke vën’

Se edhe unë

Kam gjak dhe ndjenjë

Dhe s’ të bëhem urë.

Me mendësinë

E shekullit të kaluar

S’ mund të jetojmë

Në shekullin 21!

“Burri vendos, gruaja s’di.”

Pamjen gjithmonë ma errëson

Fjalën çdo herë s’ ma peshon

“E pavlerë” shqipton!

Por durimit,

Vullkan para shpërthimit

Mundohem t’i vë fre

Të jetojmë bashkë,

Me “ligjet” prerë trashë.

Halleve t’u jap zgjidhje di.

Jetën ta mbyll veç nga ti.

Ndaj tê lutem zbrit nga kali

Flakim tutje k’të histeri

Kan’ jetën e tyre vajza, djali,

Jo pengesë unë dhe ti!

E botuar në 2022 tek

përmbledhja:”NXITOJ”