Shuk-Valbona Kolaveri


SHUK

Shuka të shpirtit

Mbledh e struk çdo ditë

E struk

Mijëra të pathëna

Zhubravitur buzësh

Bëj që ti flak tutje

Por prak shuk i gëlltis

Ndër vete

Pasqyrave të zemrës

Reflekse ankthesh

Nduken e thyhen

Të krijojnë

Ornamente fjalësh,

Njerëzish

Që të mirën

Se kanë më origjinë,

As fis

Tek mbështillen

Në rrotullime pa orientim

Në kënde të vërtetash

Dhe nxjerrin

Shëmbëlltyra realitetesh

Të fryra

Sajimesh pa emër

Kridhem reshtas

Kruspullt

Ngadalë rimbledh

Çdo gërmëzim

Sërish,e sërish

Veç të mirën

Të shoh gjithandej

Dhe fjalë nuk gjej

Der shuk të mos jem më.