Shuteriqi në Kuç në kërkim të poezive të poetit-Gezim Llojdia


1.

…Dhimtër Shuteriqi njihet si shkrimtar,poet,hulumtues,studiues. Aty nga mesi i viteve 70 isha në një fshat të largët të Vlorës me emër ,histori,ngjarje,personazhe dhe vende mitike. Quhej fshat me tre germa por i fortë në karakter dhe histori.Kuci malor si fshat i trevës së Kurveleshit të Poshtëm ,lidhej me rrugën e hershme dhe të vonshme që duhej mbi 70 km nëpër zhavorrin e fortë dhe gurët e bardhë. Një herë kur erdhi Ramiz Alia,ajo gruaja labe Shaho Lucia i tha:U lodhe se edhe rrugën e kemi copë por shefi i partisë komunist e kuptoi ku e kishte llafin :E ke fjalën për rrugën…

Gangrena e saj ka humbur shumë nga banorët e saj ,që kanë emigruar ndër vite por edhe për shkaqe të tjera ekonomike.Sot udhëton nëpër këtë grykë të keqe sic e quajtën ndër kohëra apo sic e quajti Cajupi:”Grykë e Kuçit kush ka shkuar dhe gjaku si ka qëndruar…Sot ka tre udhë të asfaltuara por nuk ka banorë.

Kësaj udhe kanë ardhë dhe ikur shumë personazhe jetësore të mirë,të liq,të nderuar të ulët të lartë të butë të ashpër madje edhe Enver Hoxha ka ardhur deri në Buronja pa folur për Ramiz Alin,Bamir Topin,apo Mojsiun etj…

2.

…Pra kësaj udhe një një pasdite vjeshte bujtën në Kuc dy grupe mysafyrësh.Një grup kineastësh nga e vetmja shoqëri shtetërore distributor filmik siç ishte ‘Kinostudio:”Shqipëria e Re” ishin regjisor B.Kurti dhe operator Bashkim Asllani.Ata do të xhironin një film kushtuar poetit komunist Memo meto të vrarë në vitin 44. Nuk dua të futëm tek ky poet sepse për kucjotët ka shumë dritë-hije por dua të shtjelloj pjesën kulturore që ka të bëjë me filmin. Më ngarkuan edhe mua të shoqëroja B.Asllanin operatorin filmit atje ku ishte lapidari i poetit. Për tu ngjitur deri në Gjomitë te lapidari ishte në rrugë dhish, tepër malore ,rruga që hapi traktori për në Plihra ishte më ndryshe .Kaloje poshtë ca arrave të degë mëdha që i shkundnin me ca goxha hunj të mëdhenj kooperativistët. Tetua dhe ca gra na dha ca kokrra të mëdha arre.U ngjitëm deri te lapidari i thjeshtë i poetit në Gjomitë,lyer me të bardhë në të përpjetën që të shpie në Kunjovë,apo në Bolenë. Operatori Asllani na morri gjithë paraditen me xhirime në këtë vend ndërsa unë mbaja një letër varaku për një ndriçim sa më të mirë.Filmi që do xhirohej i përkiste poetit dhe ishte shkruar nga poeti që tashmë ka ndërruar jetë, Ilia Dede.

2.

…Ç’lidhje kishte kjo hyrje me shkrimtarin e njohur Dh.S.Shuteriqi ?

Bash në pranverë të atij viti, bujti në Kuç ,shkrimtari i njohur Dhimitër Shuteriqi. Erdhi me një veturë të vogël të bardhë që gulçonte nëpër rrugën e pasfaltuar malore dhe përmes fjollës s pluhurit që shpërndahej tej,përtej udhës së gjelbër. Ishte ashtu siç e kishim parë në fotografi me kapelën, por ai vinte me një mision specifik. Ne pamë veturën tek ngjitej në fshatë dhe më pas kur vetura e bardhë e shkrimtarit zbriste rrugët tërë kthesa të fshatit malor.Ai ishte takuar me Avdulin dhe me të tjerë veteranë që ishin ende gjallë nga koha e luftës,Kuçi si fshatë i traditës dhe fshatë martirë ishte shquar për luftën e bërë kundër pushtuesve të vendit. Nga të vetmit fshatra shqiptarë ka varrezat e dëshmorëve të fshatit në Buronja.E kamë thënë edhe më parë atje të bëhet edhe një muze historik duke vendosur tanket e luftës ,që e kanë sulmuar fshatin në kohët e errtë sic e ka thënë diku ,Kadare:Ditën që erdhi gjermani me makina të mbëdha,/lier me bojë jeshile,/për mo ti kuptuar na…

Dhimitër Shuterqi pas ikjes nga fshati botoi një libër që i kushtohej poetit Memo me të gjitha poezitë e tij ku njëra nga poezitë e tij më të bukura:”Do dal malit, me ca vargje fantastike si: Jam nj vajzë shqiptare/vajzë mali e kam zemrën e kam shprtin si të djalit….. nga Luan Zhegu u bë edhe një nga këngët më të bukura në kohët kur ende zhvilloheshin në Tiranë ,dekadat e majit.Pra misioni i shkrimtarit Shuteriqi ishte pikërisht me misionin e tij për të hulumtuar dhe zbuluar këngët dhe lirikat e poetit.Të gjitha ato krijime të mbledhura u përmblodhën në një libër të veçantë.Libri titullohej ‘Lulet e lirisë”.botuar nga shtëpia botuese:’Naim Frashëri’ Tiranë 1976.