S’i balon e griu tënja..!Ardian Muça


Ajkën e kombit,disa e thirrën”trushpëlarë”.

Ikën me shpirtin n’ë dorë,e thesin n’ë kurriz..

Shqiponjat e etura për liri,s’i bënë kokës pazarë.

Se tradhëtia, krenarinë e atdheut,u’a bëri pis..!

*

Morën bukë me vete,djathë e dy kokra mollë.

Paguren e mbushën me ujë,nga gjiri i malit

Braktisën familjet,shoqërinë,bankat në shkollë.

Fushat e malet,i kapluan me trokun e kalit.

*

Si hajmali morën me vete,bekimin e perëndisë.

Grushtin me dhe,s’i medalion e puthte xhani.

I ranë vërdallë Mesdheut e Mesopotamisë..!

Në trojet tona i ngritën çadrat,dreqi e shejtani..!

*

Pret e shkreta nënë,i iku biri pa marrë bekimin.

Tek pragu pret motra e mes lotësh i lutet zotit.

Për babin qanë fëmijët,nusja mbanë premtimin.

Veshur me të zeza qajnë,s’i në ditën e mortit.

*

Me kuç e me maç kanë ikur në shtegtim.

Lulet e braktisura,u vyshkën e s’u çel rrënja.

Ndër shekujsh,t’ë përndjekur nga një mallkim..!

“Shqiptarin e shkretë,s’i balon e griu tënja “..!