Si dy peshq që çajnë dete…Sotir Kosta


Rasti mbolli dashurinë,

ndaj të dua me gjith zëmër,

më beso,për perëndinë,

mos mbetet vetëm ëndërr.

Le ta ndezi flaka flakën,

le t`i shtohet zjarri zemrës,

bashkë le ta nisim varkën,

bashkë le t`ia themi këngës..

Ti të më dalësh për zot,

në gëzime,halle,derte.

Nëpër kroje e burime,

dua të të kem me vete.

Të shtrihemi mbi trëndelinë

ku lulet mbajnë sekrete,

përqafuar unë e tinë,

si dy peshq që çajnë dete…