Si e dua vdekjen-Violeta Kadriu


Violeta Kadriu

Dua të vdes duke dashuruar,
e jo me bulëza egërsie, duke urryer,
jo me zemër e shpirt përvëluar,
si diamant i shkëlqyes, nga asnjë anë i gërryer!

Dua të vdes edhe me fustan t’ leckosur,
por, kopsat e atij fustani afshit të dashurisë zbërthyer,
jo si anije, nga dallgë shkëmbinjve përplasur,
jo si diell lirie, nga terr robërie zhgënjyer!

Dua të vdes nën hije të një bliri,
ku lule e bilbila do më shijojnë sytë,
atje, ku prushi i zemrës, s’ do më mbulohet nga hiri,
oh, s’ dua të jap shpirt vetëm, por me ty, vetë e dytë!

VIOLETA KADRIU, 20 gusht 2023 Prishtinë