-grimca jete nga puna si oficer-
Kukes,Nentor i vitit 1985,nuk kishja jo me shume se 8- muaj qe ishja emeruar Shefi i Kuader Organizimit ne DPB….
Personi qe me thirri ne zyre ne 3 prill 1985(sote nuk jeton,por Ai ishte nje oficer me norma,pavaresisht rregjimit) nuk e besova…por me vone u binda…
“E dim qe punen ne kufi i ke realizuar mire….por ketu ka rregulla strikt ne zbatimin e Urdherave e udhezimeve te Ministrit PB,…te Sektorit Kuadrit ne Ministri, Deges se Organizimit ne MPB, dhe ne veçancti zbatimi i Udhezimit te Byrose Politike KQPartise per Kuadrin,…ketu nuk “mban pilafi uje”..me tha Ai..
****
Ajo qe nje grua ne moshe te 60-ve,me priste ulur para hyrjes te pallatit ku banonte ne Lagjen Nr.3 Kukes. Nga fizionomia,shikoje nje grua qe fytyra e se ciles kishte marre nje ngjyre te “verdhe”…..
Me thirri ne emer,dhe ju afrova prane…
Urdhero i thash:
“Djali im,vitin tjeter mbaron maturen ne gjimnaz,te lutem ma dergo ne Shkollen e Larte te MPB per oficer….mua dhe pak dite jete me kane ngelur….AMANET djalin…!!!”
Do ta shikoj,i thash pa ditur gjendjen politike te familjes saj….dija vetem se xhaxhai i djalit punonte shofer ne DPB Kukes….
Pyeta,….dhe rezultoj se hallua e kandidatures per ne shkolle, ishte e martuar ne Kalane e Dodes/Diber,familje me “perberje jo te mire politike….!!!”
Pune me “spec”,shume e veshtire per ta kaluar ne Shtabin e Deges dhe miratuar ne Ministri….
Per kete arsye ju drejtova Zv.Kryetarit te DPB,per linjen e sigurimit,nje burre shume i komunikueshem me orgjine nga Korça…
Ja shpegova,…..dhe i kerkova mendim se si mund te beja me tej….ne nje kohe qe NENA e nxenesit kishte nderruar jete…..
E rregullojme,me tha….
Punetori Operativ qe beri vertetimin biografik arsyetonte se “familja e kandidatures me familjen e hallos se tij, martuar ne Diber,nuk kishin lidhje gati 20 vjet….dhe argumenti tjeter,xhaxhai tij punonte shofer ne Dege….!
Kandidaturat (4) u shtruan ne Shtabin e Deges dhe me mbas Ato kalonin ne Komitetin Ekzekutiv per miratim,ku Ministria e PB,sektori i kuadrit jepet miratimin perfundimtar ne baze te urdherit MPB per te vazhduar shkollen e LMB Tirane (Sauk)
Ato duhet te plotesinin disa kritere :
-Mundesisht me gjimnaz…
-Nora mesatare ..8-te
-Gjatesia…1.70 cm…
-Kriteri politik,(shikohej deri kusheri te trete)
-Gjendja shendetesore etj…
Drejtuesi i DPB,gjate mbedhjes se shtabit deges(qe ishin te gjithe kuadrot kryesor) posaçetisht per te pare e miratuar kandidaturat, me pyeti se ju a e dini se kush eshte ky kandidature… qe po e propozon….
Po …i thash,Ai ka dhe nje xhaxha ne pune ketu…
Xhaxhai eshte punetor,kurse Ai do dal kuader…me tha..!!!
Nderhyri Zv.Kryetari Deges…,
Nuk duhet ta pengojme kete si kandidature,familja e tyre nuk kane hyrje e dalje me familjen ne Diber,prandaj mendoj ta kalojme…tha ai !
Çeshtja kishte te bente dhe me “ndergjegjen” e kandidatit,nese Ai e kishte cilesuar ne Kerkese-Autobiografi….gje per te cilen ja kishja rekomanduar une qe ta “theksonte”….
Ai…e ka shkruar dhe ne kerkese,u thashe…!!!
Atehere…dakort..tha Titullari”,miratohet”…
Ne e çuam ne degen e sigurimit shtetit,ndersa sektori i kuadrit ne MPB e caktuan ne polici…dhe kur mbaroj shkollen e larte 4- vjeçare e emeruan oficer ne Burgun e Spaçit..ku qendroje pak kohe duke e trasferuar ne qytetin e lindjes Kukes me kerkese te babait tij…
Per shume vite,Ai ishte dhe mbetet nje kuader me nivel te larte profesional……
Fier,05 gusht 2023 !
