Si e shkroi Ali Asllani poezinë për Qemal Stafën?


Gëzim Llojdia

1.

Katundi ku ai leu mbante emrin  e vashës. Mbas shumë vitesh, ai e gjen udhën dhe  kthehet atje ,si poet lirik,si pushtetar,si kryebashkiak e kryekatundar.në të vërtetë me pak fjalë : Vajza:  është  ai katundi i vogël në  Labëri ,por një fshat i pastër dhe i mbuluar me trëndafila e pemë. Në motin e largët të vitit 1884 leu atje Aliu.Ishte vjeshtë e thjeshtë si në Labëri, mirëpo moti dhe sahatet e kohës regjistronin saktësisht datën 28 Nëntor.E çfarë rastësie apo çfarë bën bukuria hyjnore për ti sjell datat dhe ngërzit pranë ngjarjeve historike.Aliu në fakt ishte edhe sekretar i Ismail Qemalit dhe dihet çfarë ishte tashmë vjeshta e dytë pas asaj të Skënderbeut për shqiptarët,vjeshta e vitit ’12.Këtu në këtë fshatë ku ai leu ,lindi edhe Perlat Rexhepi,djali i mikut të tij  .Flitej madje,  se djaloshi  Perlati  u kishte rënë në sy për aktivitet revolucionar  dhe për këtë arsye i ati me  anë të disa miqve e çoi në Shkodër,mirëpo edhe atje ai e vijoi rrugine nisur deri sa ka ra  heroikisht .

Poeti Ali Asllani ka  shkruar për këtë akt po sjellim një rrëfim te panjohur për Perlat Rexhepin, vrasja e të cilit poeti Ali Asllani e thotë :“

…“Pyeta Labërinë e ku është Perlati

Kombi ulërinë, më shumë se i ati,

Pyeta djalërinë, ç’e bëtë shokun, mikun?

Nder për Shqipërinë, vdekje për armikun.

Tani ti dhe unë, e dimë për Perlatin,

Djep kishte Beunin, varr ka Rozofatin!

2.

Poeti lirik  ka shkruar rreth më shumë se 17  vjet pas çlirimit një cikël poetik në revistën letrare :”Nëntori”. nr.5  viti 1962 . Është një lajm i gëzueshëm botimi i krijimeve  të poetit lirik në këtë revistë letrare të lidhjes së shkrimtareve. Kishte kohë që ftohtësia e kishte përzënë  nga pas poetin lirik  dhe nuk ishte kohë e vogël. Vetëm  katër vjet më vonë në dimrin e  sapo filluar të vitit “66,poeti la tokën trupi baltë le të bëhej se nga balta vinte dhe çoi frymën e tij te krijuesi hyjnor.Mirëpo para se të ndodhte kjo A.Agaja  i kishte shkruar Aliut që të arratisej sëbashku me kudnërshtarët e qeversië andej nga vinin erërat e pastra dhe të bukura të lirisë perëndimore. Poeti e pa me nge këtë letër ku autori i librit Lufta e Vlorës i shkruante..”Qofsh i mallkuar Ali Asllani në këtë jetë dhe në atë jetë që nuk ike… Ai nuk u largua nga Vlora dhe Shqipëria,përveç kohës në shkollë dhe punës si diplomat. U përball me të gjitha vështirësitë që i dolën përpara,me persekucionin  dhe varfërinë në familje,me dhimbjen e madhe për fëmijët e tij,dhe që të gjitha i përballoi,vetëm e vetëm,se donte shumë Vlorën dhe Shqipërinë.Shprehje më të bukur se në poemën  e tij për Vlorën nuk besoj se gjëndet:

-Gjesdisa Europën,gjesdisa Azinë

-Gjer tek molla e kuqe,vajta gjer në Kinë

-E me re te bardha,dhash edhe mora,

-Hazinera gjeja,kur më hante dora,

-E me re të bardha,mora dhe dhashë

-Porsi Vlorën time,një qytet nuk pash…

3.

Le të kthehemi te poezia që poet ii ka kushtuar heroit Qemal Stafa.

Qemal Stafës është titulli vjershës. Më poshtë autori shkruan:”me rastin e pllakës përkujtimore ,që u vu në vendin që ra dëshmor.

…Para syve tash keni një mrekulli një histori

si u çek kjo fe e re si  u lind  njeriu i ri,

Ja kush është Qemal Stafa,e Migjeni e Perlati

Gjith prushi i një vatre ,i një flake i një fshati.

Ti këndoni që të gjithë paskan emër, s’paskan emër

si qepallat e nj syri ti radhisni mu në zemër,

e t’ja thoni bres pas brezi

si kjo ditë dy herë dritë,si endes e kush e ndezi.

E kush thotë se Qemal Stafa paska rënë këtu i vdekur ?

Ky është vendi ku Qemali me dëshmorët është pjekur

dhe vendosën bashkërisht për ta bërë Shqipërinë

për të bërë njerin e ri,njeriun njeri.

…Poeti  lirik me një stil të tijin, po pak më të lehtë në ngarkesë hedh në vargje poezinë ne heroit Qemal,ishte aso kohe ,koha ku përmendja e heroit ishte në çdo rast.Poeti ka ende ndër sy Perlatin  madje ai e përmend edhe këtu me nderim. Autori me fjalë të ndera përmend se tash e tutje fillon një histori  e  re me fenë ere që lind njeriun e ri sipas doktrinave të asaj kohe. Është thjeshtë një poezi  e thjeshtë që i përshtatet më shumë kohës .Doemos se lirika e asaj kohe ishte  e ngecur dhe të tilla krijime shkonin në botimet letrare të kohës.

About Post Author