Si e vlerësonte Ismail Qemali-Naim Frashërin?


Si e vlerësonte Ismail Qemali-Naim Frashërin?

Gëzim Llojdia

VDEKJA E NAIMIT-

Ditari i Zenelit,të birit të Zaimit është një dritare. Prej andej vrojton ngjarje,që mjegullat i kanë rrafshuar.

Naimi ishte i vetmi,poet,që u shua në motin e çuditshëm 1900. Vdiq në vjeshtë. Në mëngjesin e vjeshtës,mushkria nuk e ndjente sëmbimet e zemrës. Cajupi vuri kujën :”Vdiq Naimi,vdiq Naimi,moj e mjera Shqipëri………..Rrëzuar ishin gjethet e para të vjeshtës,në 19 tetor. Shenjë pikëlluese. Por vdekja e Naimit lexohet edhe ndryshe.

Shpirti i tij vërtetë e braktiste poetin tonë,duke rrugëtuar drejt pamatësisë. Naimi mbylli sytë në një mot të veçantisë. Zbardhni shifrat. Viti 1900. C’do të thotë në mistikë,numerologjia 1-9? Nga hapi i parë në gradat e epërme të shpirtit .Shpirti i Naimit,që nxori diamante,nga toka shqiptare,e braktisi në vjeshtën e vitit 1900. Ikja e Naimit,pra varrimi i tij në teqenë e Madriven Qojt,pranë Abdylit,ato ditë i vuri në zi studentët shqiptarë në Stamboll.

Në senen 1900,lexohet në ditar, u dha mandati se pushoi zemra e poetit burrit më të shquar të Shqipërisë,Naimit. Të gjithë,ne që ishim atje në Stamboll,ka rrëfyer Zaimi, vendosëm shenjën e zisë në krahë.

Për të respektuar,largimin përgjithmonë të poetit të bukurisë shqiptare,ne kishim tre ditë, që nuk shkonim në studim,ka shkruar ai.

ISMAIL QEMALI:

NAIMI KA PUNUAR PËR TË MOS VDEKUR KURRE

Ismail Qemali.Qeramika e portretit. Figura e tij tërë rrezatim. Buzëqeshur. Aguar në shpirt,patriotizmi.

Dëshmitë saktësojnë se Z.Brahimi,gjatë kohës së studimeve në Stamboll është njohur me Ismail Qemalin. Rrethanat,për të zhbiruar këtë njohje nuk janë përcaktuar. Mirëpo njihet fakti,që Zaimi ka qenë pjesëmarrës në ngritjen e flamurit. Siç mund të shfaqen rrethanat,burojnë nga njohja në Stamboll.Z.Brahimi e bënë prezent këtë fakt,njohjen më plakun e Vlorës, ka ngjarë në kohë vdekjen e poetit N.F.

Përse kjo vjeshtë argjendore e 1900 tek shqiptarët e Stambollit ruante ngjyrën e zezë?

Sqarimi,që mundohet të bëjë Zaimi është se pikërisht ato ditë përkujtohej 8 vjetori i vdekjes së Abdyl beut,vëllait të madh të Naimit,që ishte larguar në 1892. Ndërkohë vjeshta e vitit 1900,tregoi se një tjetër yllësi nga frashëllinjtë u shkëput. Kuptohet,që shuarja e tyre,përkohësisht në zemrat e shqiptarëve do të krijonte eklips.

Ismail Qemali në ditarin e Zaimit.

“…Vjen madhëria Ismail Qemali. U mblodhëm pranë tia. Ai burrë i madh na foli më një buzëqeshje të mbyllur.Ai e kishte mësuar se neve kishim 2- 3 ditë,që nuk vinim në studim,mbasi kishim ditën përkujtimore të Abdyl bej Frashërit.

Djem-foli Ismail Qemali-nesër në sabah të vini në shkollë,atje keni Abdylin,dhe Naimin. Se po nuk vajtët,do t’ju qortoj. Filloi të na hiqte shenjat e zisë. Unë,thotë,Zaimi e morra shiritin e zisë e vura në xhepin e brendshëm të palltos .Ai më shikoi plotë,sytë dhe më përqafoi.

-Ti Zaim,mbaje se e ke nga vendi i lindjes Përmet. Por dëgjo o Zaim,Naimi hapi një plagë të rëndë në zemrat e shqiptarëve,dhe ju mbushën sytë me lot .Ne u përqafuam. Ai na mori të gjithëve dhe na dha kafe.

-Dëgjoni,djem tha ai,Naimi ka punuar për të mos vdekur kurrë,as Naimi,as Shqipëria………………………………………….

Zaimi i ka rrëfyer të atit Muharremit se edhe vdekja e Samiut në katër vite ishte e rëndë.Nuk i harroj ato vite të hidhura,që kalova në Stamboll…

Një ditë tjetër Ismail Qemali u kishte thënë:

Por ruhuni nga murtati dhe mynafikët,ata janë të pa besë,po s’u ruajtët nga të tillët do të na kushtojë shtrenjtë punët tona se neve na dolën shumë punë,që kemi përpara.

Madhëria e tij I.Qemali na tha: Djem mësoni,por Shqipërinë mos e harroni se po na dalin telashe,por unë me ju dhe shumë të tjerë do ta bëjmë Shqipërinë,ashtu siç e duam ne…Të madhit I.Qemali e përqafuam dhe i puthëm dorën,atij burri të madh,atij burri të mençur,atij burri patriotë…

Ndërkohë muza poetike e Zaim Brahimit ka nxjerrë vargje xhevahire,për Ismail Qemalin.Duhet ti përkas vitit 1913,ky krijim.

Ismail Qema bej Vlora/I bardhë si dëbora/C’të tha mëndja e s’ta bëri dora/Dora jote dorë burri/Lart ë ngriti flamurin/Gëzove gjithë Shqipërinë/I dhe shpresë vegjëlisë/C’të them i madhi i Vlorës/Në Stamboll ti më ndihmoje/Më flisje dhe më qortoje/Më thoshje si të mësoja/Burrë i madhë dhe i ditur/Çdo punë e bëre të ndritur……………………………………………..

KUJTIME TË ZAIM BRAHIMAJT

Ditari.seneja 1899 Stamboll

Ja kush janë përmetarët. Libri i madhërisë Sami Bej Frashëri:Shqipëria,çka qënë ,çështë dhe çdo të bëhet”.e lexoja dhe përsëri e lexoja……

Në saba takoj madhërinë Ismail Qemali dhe i thashë,që kam lexuar këtë libër,ai qeshi dhe më ra krahëve dhe më tha:Zaim lexoje shumë herë që të kënaqesh se këto janë rrënjët e kombit tonë…

Ditari:seneja 1914 mars.

Nuk i harroj sa të vdes thëniet e Ismail Qemalit,kur pinin kafe një saba në Stamboll në senen 1901. Zaim,po të shkon ndërmend që të jesh i ditur ,je i ditur.Po të mendosh,që të jesh patriot,je patriot,po mendon që je trim,je trim këto janë ndenjat e një shqiptari të vërtetë. më tha plaku i urtë….

KËNGA PËR FRASHËLLINJTË

Potenca,me dimesionet njerëzore në poezinë e N.Frashërit,ka gdhendur në labirintet e zemrës të Z.Brahimit.Frymëzuar nga pena e florinjtë e Naimit,në Stamboll Z,Brahimi dhe një bashkë student shqiptar nga Progonati i Tepelenës,vendosën,që të ngrenë këngë për Frashëllinjtë.Pse këngë?Kënga këndohej, shtohej, përhapej, dhe sigurisht, që mbetej. Mirëpo në formë kënge në Shqipëri më gjerë asaj,poezitë e Naimit ishin përhapur si këngë,por në këtë formë ruheshin. Kështu në Stamboll në një konvikt katedësh, Zaimi dhe një progonatas,u futën në detin e këngës. Kënga e Zaimit,bëri që dridheshin prej dhimbje shpirtrat e studentëve shqiptarë të trazuar. Tekstin e këngës,Muhharremi i ati e skaliti në mëndje. Zaimi ma këndoi në shtëpi më disa miq gjirokastritë,ka rrëfyer ai.

“O Halid o Emine/Lumsi ju djemtë që ke/Muarrën dije në teqe/Në teqe të Baba Alushit/Plot me dije seç i mbushi.

Ata djem ata viganë/Në Stamboll atje qëndruan/Atje mësuan,atje punuan/Nga Zoti janë dhuruar.

Lumsi ti moj zonjë Emine/Për qumshtin e ëmbël që ke/Rrite djem për mëmëdhe.

Abdyl,Naim,Sami/Janë të mirë porsi ti…

Të qofshim falë o Perëndi/I dhe i more ti/Që të tre djem të ri/53-54 vite i le…

Ata u plakën shumë/Se ti i le pa gjumë/I zure shumë me punë/Punuan bashkë me Perëndinë,për të mbrojtur Shqipërinë…

KËNGË PËR ABDYL BEJ FRASHËRIN

Abdyl Frashëri me nam/Në Prizren seç u mbluadhë/me njëqind dhjetë luanë/Fletë bilbili ynë i rrallë/Abdyl Frashëri o djalë/Fillove punë të mbarë/Bashkove burrat e parë.

Shkruar dhe kënduar nga Zaim Brahimaj.

Citime nga Zaim Brahimaj,seneja 1900

Dituria ka vlerë. Padituria është e mjerë.

Të lexosh se ç’thotë Abdyli.Të mbushesh me erë si zymbyli. Të lexosh se ç’thotë Naimi,të vjen mëndja dhe fiqiri. Sami Frashëri të mbush me shpresë dhe i jep jetë Shqipërisë. Sami bej Frashëri të ngrohë zemrën,të shtonë jetën,të ngroh shpirtin.

Të dëshosh fjalët e Ismail Qemalit,të pastron gjakun dhe shpirtin…..

CILI ISHTE ZAIM BRAHIMAJ NGA KATUNDISHTA E PERMETIT

90 vjet,qëndroi i baltosur ,nën dheun e Drizarit ,atdhetari Zaim Muharrem Brahimi. Pothuajse i harruar.Nën dheun e ftohtë.Nëpër kohë stinësh.Në këtë ndërtesë të përkohshme. Nën peshën e rëndë të gurëve.Nën harresën e madhe të kohës.Nën dhimbjen e madhe të familjes. Mirëpo ka një të vërtetë.Njeriu ikën,vërtetë nga kjo botë,por emri i mirë përjetësohet. C’ka do të shqyrtohet ruhet e s’vdes emri i atyre patriotëve shqiptarë që,gur pas guri vendosën themele të rënda për kombin.Dhe për këtë Shqipëri,ata u martirizuan. Një gur në këto themele,vendosi edhe atdhetari Zaim Brahimi i Katundishtës.Kështu në mëndjet e të afërmve të tij ishte ruajtur emri i Zaim Brahimit.Por varrin e tij,djali që ishte rritur,burrëruar dhe deri sa vdiq,ndonëse bëri diçka dhe kësaj familje nuk i munguan përpjekjet ,mirëpo rezultati ishte tepër drithërues. Asgjë nuk sollën në shteg përpjekjet për ta rikthyer në vendlindje,ndonëse shteti në kahun e tij të kundërt filloi hakmarrjen primitive karshi familjes Brahimaj,ndërkaq pinjolli i shquar i saj,Zaim Brahimi vrarë nga shovenët ende qëndronte i shtrirë në një varrë të fshatit Drizar ,kushedi se ku,për 90 vjet.Ndoshta arsye mbetet koha,që ishte treguar kaq e pamëshirshme me fatin e këtij atdhetari. Ndoshta edhe regjimi,që vuri këmbën pas vitit 1945,krijoi një grackë heshtje. Mirëpo distancat kohore thyejnë një ditë muret e rënda të viteve haresës. Itenerari kohë,mbrinë me 90 vite vonesë,ose pragu,i një shekulli,distancë.

Në Katundishtë engjëjt zgjuan,flautin e ëndrrës fortësishtë të çuditshme,tek Zaim Brahimi për të gjetur dije,me shtegtimin ditënetë i heshtur në muzg të kohës 1898,ku karvani i shtegtarëve zgjatej drejt kryeqëndrës së Perandorisë,Stambollit. Një përballje me faktin.Lexohet dëshmia e të birit. Zaim Brahimi shtegtoi në Stamboll në përballen e parë me dijen. Dëshmitë e disa banorëve më të moshuar të Katundishtës,zbardhin këtë pohim se ky shtegtim i gjatë drejt Stambollit do të ishte njëkohësisht ndryshim i frekuencës së tij.S hkollimi i Z.Brahimit ishte i orentuar në shkollat ushtarake. Kohë shkollimi,sigurisht që zë një hapësirë kohe të gjatë. Flitet,për një periudhë,që përkon me vitet 1898 si hap i parë,ka zgjatur 9 vjet afërsisht. Është mbyllur definitivisht në 1907.Z.Brahimi ka qëndruar në Stamboll 9 vjet,rrëfejnë dëshmitë ditët e rrokullisura në kryeqëndren osmane të Stambollit.

 

 

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.