Si erë e lirë
Shikoj kaltërsinë e qiellit, përtej.
Vallë, a do të ketë botë më të mira?!
Ndaj si Ikari ngjitem lart mbi diej.
Dua të dal nga errësira.
Tani që veten e ndjej më të lehtë,
Se thith oksigjen, atë blunë e vërtetë.
Kërkoj të gjej shpirtin tim binjak,
Nuk lë skutë pa rrëmuar planetin
Dhe kjo udhë nuk më tremb aspak.
Unë jam erë që përkëdhel detin.
Nuk kam frikë nga errësira që zbret,
As nga heshtja e madhe që vret.
Ndërsa ti je gjithnjë si ylli polar.
Shfaqesh si drita e parë në mëngjes.
Ngurim tek ty kurrë nuk kam parë.
Shpirtin ma mbush me qëndresë.
Kur të shoh, më bën të këndoj.
Jam ky që jam, nuk mund të ndryshoj.
Ti thith oksigjen atë blunë e vërtetë.
Je erë që përkëdhel detin.
Mëngjezet e mia m’i mbushe me jetë.
Je gati të sfidosh tërë qytetin.
Ndaj s’ ke frikë nga errësira që zbret.
Heshtja e madhe as ty nuk të vret.
Ne thithim thellë atë blunë e vërtetë.
Jemi ne era që trazon edhe detin.
Kohën e shkundim me forcë si tërmet,
Se qeshim tashmë tek përbuzim pushtetin.
Si shtatëdhjet, si njëzet, tani sa i mbusha.
Si erë e lirë, fëshfërij, male e fusha.