Si është e gatuar kjo botë-Blerta Basha


Blerta Basha

Bote shumë laramane,

Nëse të shohin që ecën para,

Do gjejnë fjalë të pa lara.

Për të ul gjoja në karakter,

Por vlera është vlerë.

S’mundet një apo edhe më shumë,

Të mbuloj diellin me shkumë,

Se dielli djeg me rrezet,

Dhe shkuma si qiri tretet.

S’mundet kush ta shuaj buzëqeshjen,

Sa do baltë mundohet ti hedh,

Balta ikën e rrëshqet,

Dhe buzëqeshja ndrin si argjend.

Eh kjo botë si është e gatuar,

Plot xhelozi të papërshkruar,

Të xhelozojnë dhe në penë,

Ku i gjen këto rreshta dhe ku i gjen.

Por frymëzimi vjen natyrshëm,

S’mundet jo një, por edhe më shumë,

Të ma ndal penën e shpirtit,

Në këtë botë laramane.

Penën në shpirt do e shtrëngoj,

Siç ma ka fal i madhi zot,

S”ka as dallgë e as furtuna,

Të më ndal rreshtat në botë.

Blerta Basha