Si fllad pranvere-Nexhat Nallbati


SI FLLAD PRANVERE

Si fllad pranverë shpesh herë më ngjan,

Ky mendim më qëndron në mëndje,

Çuditërisht jo ! I them vetes pas pak,

Vetëm në Maj ka fllad pranvere.

Ti je një gonxhe e bukur shumë,

Je bukuria vet, që s’humbet kurrë,

Çdo gjë në këtë jetë vjen e shkon,

Vetëm bukuria jote nuk ndryshon.

Sekreti i bukurisë tënde ku qëndron vallë ?

Ajo bashkë me ty do jetojë gjatë,

Shumë e veçantë është bukuria jote,

Për të nuk flitet vetëm me disa vargje.