Si hiri s’do tretet/në avaze cule do mbetet-Nga Kristo Çipa


Nga Kristo Çipa

SI HIRI S’DO TRETET/NË AVAZE CULE DO MBETET

( Magjia e Milto Gjiçalit)

Midis dy treshave ( 1973-2023)-50 vjetë në festivalet e Gjirokastrës, Milto Gjiçali fyelltari orgjinal i avazeve të Pilurit dhe krejt jugut të Shqipërisë, si shpendi i shqipes fluturon mes

tingujve të tij si kali i legjendës për ti dhënë kohës dhe dheut të tij motivet e jetës nga prehistoria në modernitetin e sotëm.. Me trupin e gjatë dhe flokët e zeza pa thinja ai në

majat e erës së Gjonadhes, karshi detit duket se i drejtohet pavdeksisë. Vetëm kur ulet pranë gotës së rakisë duket që është tokësor dhe konsumon sa ushaim dhe këngë.

Ishin vitet 70- të të shekullit të kalusr kur në vatrën në kulturës në Pilur pranë një fizarmoniçisti të” marrë” djaloshi 23 vjeç po mundohej me turbullimin e avazit nën urdhërat “ luftarak” të Lefter Çipës të shoqëronte këngën “Gushë bardha moj mes hollë”. Ishte karantinë e vërtetë për të por me sukses qiellor. Dhe bashkë me mjeshtrin e dyares Margarit Kongjinin dhe fyelltarin kaba Arqile Lapën shtruan tingujt ergjele në shekuj , në orkestrinën baritore orgjinale të Pilurit dhe do të shoqëronin dhjetra e dhjetra avaze kënge. Një vit më vonë trioja e tyre do të “ korrte” suksesin e parë dhe të përjetshëm me këngën “ Tundu bejkë e bardhë tundu!”. Sokakët e Gjirokastrës dhe krejt trojet e mëmëdheut do te mertnin këtë këngë e këto avaze për të ngrohur shpirtin dhe mjekuar plagët e kohës

Janari i vitit 2023 dhe unë e thëras në telefon për të pirë së bashku një kafe

Milto Gjiçalin. Pasi e shoqëruam atë edhe me “bisht” unë i them Miltos:

-Milto sa vjet u bënë që kur kënduat Bejkën e bardhë në Gjirokastër?

Duke bërë llogaritë përtypur si krerët e tufës kur i shton më thotë:

– Pse ma bën këtë pyetje kur ti i ke bërë para meje llogarit apo ke ndonjë mendim të ri në mëndje?

– Po!- i thashë. Në 50 vjetorin e. Bejkës do të këndojmë me fyell “Konovakën”

U mendua pak dhe më tha:

– Çfarë ta shpuri në mëndje Konovakën kur atë emër e kemi haruar dhe ne që shkojmë me bagëti? -Koha dhe nevoja për ti rikthyer emrat simbolikë orgjinalë që kemi patur ne si pilurjotë dhe krejt vëndi se na denatyruan me këta emrat e rinj krejt pa kuptim dhe pa simbolikë.

-Po , më thotë do të vij por kam pak merak buzën se më thahet shpesh.

-Do te rregullojmë edhe buzën me Lenën e këngës- i them por më parë të shtrojmë motivin.

Dhe motivi u bë dhe Miltua e shoqëroi këngën më të re por jetëgjatë “KONOVAKA”

Ndoshta mund të jetë rast unikal që Milto Gjiçalit pa tre gjëra nuk i rihet dhe nuk mund të jetojë pa to

1-Kënga dhe fyelli në buzë

2- Rakia dhe miqësia në shtëpi dhe lokal

3- Bujaria dhe qerasia( bile kjo e fundit mund të futet në librin gines). Miltua s’ikën dot pa paguar

Rrugës kur ktheheshim nga festuvali i Gjirokastrës në të gdhirë të datës 26 Qershor rreth orës 3 të mëngjezit, pas asaj darke të mrekullueshme që djemtë e Lefter Çipës i shtruan grupit të Pilurit dhe prezencës e fjalëve të ngrohta të kryetarit të bashkisë Gjirokastër Flamur Golemit, në makimën time së bashku me Florika Thanasin, Agron Krekun, Foto Lekën, Miltua na mbajti pa gjumë me këngët e tija dhe ligjërimin e Florikës.

Miltua është karakolli i këngës pilurjote që do të thërras zërat e këngës në kohëra dhe do të flejë në shtratin e tingujve dhe legjendës.