Tregim
Vali, aktorja e klasёs sonё, nuk ёshtё gjё tjetёr nё memorien time, veçse vajza mё e mirё, mё e bukur dhe mё çapkёne qё kam njohur nё shkollё. E çuditshmja dhe e panjohura mё shtynё tё mendoj atёhere se pёrse bёnte takime me njё djalё tё qytetit, edhe pse i bukur,i ёmbёl e tёrheqёs, ishte i pa parё nё oborrin e shkollёs sonё nё ato vite…
E pamundur tё mos shkruaj pёr kёtё “rast aventure” qё ka vetёm “operacionet” e fjalёve tё kujtesёs !.
……………….NGA SPASSE THANASI
U çmalla pёr disa çaste, duke shёtitur nёpёr qytet. Isha bashkё me POZIN (Pozaet Qose nga Sojniku i Gramshit). Tё dy si dikur, nё kёtё qytet, nё kёto rrugё me asfalt tё ndritshёm, nё kёto krahё muzeale aq tё ngrohta e plot kujtime…
Ishte njё mbasdite Shkurti, e lagur deri nё palcё nga shiu.Nё tavolinёn tonё qenё “bashkёpjestare tё heshtura” tё atyre orёve tё njё çmalljeje tё gjatё, gotat e pёrgjysmuara tё ponçit dhe paketa e cigareve. Pozaeti m’i kishte ngulur sytё e gjallё si tё donte tё lexonte se c’mendoja nё atё vlagё dashurie e miqёsie qё i kthehet jetёs me mall tё zjarrtё.Por, edhe sytё e mi, nuk ua ndanin vёshtrimin:
⦁ Sa vite u bёnё ? – pёshpёriti shoku
⦁ Shumё, -i thash unё. Vёrtetё shumё,- shtoi ai
Pozaeti buzёqeshi….Ishte po ajo buzёqeshje, po ajo mёnyrё tё vёshtruari, po ajo ngutje nё tё folur, sa shpesh nuk e gjente edhe fjalёn e pёrshtatshme, ashtu si disa vite mё parё.Asgjё nga ato tipare nuk kishte ndryshuar. Vitet qё kishin kaluar bёn tё vetmin ndryshim nё fytyrёn e tij : “I kishin burrёruar tiparet”. Ai kishte nevojё pёr kёtё burrёrim. Ndёrsa shpirti, me gjithё burrёrimin e jetёs, i kishte mbetur si dikur, i brishtё, i pastёr si njё “gotё kristali”, me njё shtresё tё ndjeshme romantizmi adoleshentёsh….
Papritur, si pёr tё thyer atё heshtje tё verbёr qё ishte futur midis nesh, Pozaeti nxorri nga xhepi i xhaketёs njё bllok shёnimesh dhe kёrkoi diçka nё tё. Pastaj mё zgjati njё “fotografi” , duke mё vёshtuar sёrish….E mora fotografinё dhe e rrotullova fytyrёn qё ishte fiksuar nё tё drejt vetes :
VALI !, -gati sa nuk thirra me zё tё lart.Ajo qendronte nё mes tё letrёs me njё buzёqeshje tё pafajshme fёmije.
Nuk e di , por ndjeva njё “zbraztirё” nё shpirt. Unё ika nё Tiranё pёr studime tё larta, kurse ajo mbeti atje nё Starje, e largёt, e panjohur, me pak mister tek vёshtrimi i trembur i syve.
⦁ Ajo ka qёnё njё mrekulli !
⦁ Me bukurinё e saj, jeta i ka shkuar nё harmoni….
⦁ Nuk ka dyshim. Dhe uroj qё jeta t’i ketё dhuruar çfarё ka kёrkuar nёpёr ditёt dhe ёndrrat e saj si gonxhe tё bukura.
⦁ Kёtё nuk e di…..pёrseritja pёr te satёn herё kёshtu.
Dialogu vazhdonte, me atё tundje koke nё shenjё pohimi tё Pozaetit.Fotografia qendronte para nesh, si njё lule e çelur mimoze buzё rrugёs, qё i kujton kalimtarёt pёr njё stinё qё ka filluar tё vij…Ajo kёrkonte diçka prej nesh. Patjetёr. Qё tё mos i pёrkiste harresёs sonё disavjecare. E pёrfytyrova diku nё njё udhё me njё fёmijё tё vogёl pёrdore. Ky m’u duk pёrfytyrimi mё i saktё.
Sepse ajo jetonte pёrtej caqeve tё moshёs sё vetё. Jetonte pёr jetёn. Dhe pёr tё mund tё jetonte vetёm frymёmarrja e asaj “krijese tё brishtё”, qё ishte djali apo vajza e saj….
⦁ Ku bёhet kjo tani ?
⦁ Hё, cfarё fati ka kapur nё duar ?
⦁ Ku ёshtё ?….Nё ç’krahё dashurie jeton lumturia e saj ?…..
Sepse edhe ajo ka njё “tё kaluar” , qё gjallёron e heshtur prej kujtimeve tona. Edhe ajo si 35 shokё e shoqe tё klasёs ёshtё pjestare nё “bllokun e kujtimeve” dhe ka nёnshkruar me shkrimin e saj, mё mirё tё them me dorёn e saj, shoqerinё e çiltёr e tё paharrueshme tё shkollёs, pra ka “dёnuar” harresёn:
“Tё mposhtim ditёn e ndarjes e tё rritim nё zemёr shoqerinё tonё tё bardhё !”,- kёshtu u shpreh ajo ate ditё Qershori, kur me gёzimin e maturёs ne do tё merrnim rrugё tё reja nё jetё….
Eh, sa vite qё atёhere….Por dita e çiltёr e shoqerisё na ndjek pas. Gjithçka zhvillohet aty brenda kraharorit shpirtёror tё jetёs, nё universin e lakmueshёm tё kujtimeve. Ndoshta, pёr hir tё kёtyre emocioneve dhe “shkёndijave malli”, ekziston njё hapёsirё e madhe qё vazhdon tё mbetet ende e palexueshme nga tё tjerёt. Kisha nevojё tё çmallesha me njё kohё qё ka ikur pa kthim, me njё qytet tё bardhё, me njё rremujё tё gёzueshme konvikti…
-Mos tё lodha me rrёfimin, – ngulmoi Pozaeti i “hutuar” nga gjallёria ime pёr fotografinё mbi tavolinё.Dhe vazhdoi tё thith dendur cigaren. Tё dy çokitёm edhe gotat e poncit, duke shtuar edhe njё urim tjetёr pёe Valin….
- Njё urim edhe pёr ty, shoku im i letrave,- pershёndeta Pozaetin.Ti bashkё me ketё qytet mё zgjuat sot njё kujtim dhe nё nje çast munda tё risjell para vetes imazhin e njё vajze, me flokё tё bukur lёshuar supeve tё hijshme, me atё tё folur tё papёrmbajtur, me ato lёvizje tё matur tё duarve me tё cilёt shoqeronte vazhdimisht fjalёt qё thoshte, si te donte t’i bёnte ato sa mё tё besueshme….
Ne ishim atёhere nё vitin e fundit.Une kisha detyrё nga mёsuesi i letёrsisё Agim Qehemeja tё hartoja njё listё pёr grupin teatral tё shkollёs. Dhe fillova tё shkoj klasё mё klasё. Tek klasa e Valit, qё ishte edhe klasa ime, nuk hyra. Shёnova dy-tre emra, atё jo. Kur u bёnё “provat e para” , unё dola i paaftё. Kёshtu mё tha regjizori, edhe pse kasha pasion teatrin. Vali erdhi mё vonё dhe ai e vuri nё provё. Nuk mё kujtohet se cfarё recitoi, por mbaj mend mirё se kur u ndanё rolet asaj i besuan rolin kryesor. Partner kishte njё djalё nga Berati….
Pastaj ditёt e provave ose mё sakt pasditet nё Pallatin e Kulturёs “Margarita Tutulani”. Tekat e dikujt, shakatё e ndonjё tjetri, indiferenca ime e plotё ndaj tyre….(sepse edhe mua mё morёn mё pas nё grupin e teatrit dhe me dhanё rolin e njё karrocieri). Mё pёlqeu, nuk kisha pretendime….Vali e mori seriozisht lojёn e aktores dhe e donte teatrin. E donte…..Dhe jam gati t’ju them se ishte aktore e bindur , ose njё “divё” e padorёzueshme e skenёs.Unё u habita nё vetvete me kёto cilёsi e talent. Bile nё bllokun e kujtimeve i shkrojta njё nga kujtimet e pakta qё u lija tё tjerave. Si shok natyrisht. Patёm bёrё edhe “sherr” pёr atё kujtim, se e ngacminin shoqet.Nё fund tё fundit, po tё donte le ta mbante, po tё donte le ta griste….Dhe ajo ca ditё qe e shqetёsuar dhe e zemёruar . Jo me mua, por me kujtimin tim “intim”, sic i thoshte ajo.. Sepse nё tё kisha dalё nga “kufijtё” e moshёs…
Ai “partneri”qё nё dramё e kishte “grua”, i kishte propozuar fejesёn, por ajo nuk pranoi. Vali e dinte se nё klasёn e saj ishte njё djalё qё luante mendsh pёr tё. Ferdinand e quanin. Me sytё e trishtuar pa shkak, ai mё kujtohet gjithmonё mbi krevatin e tij tё rregulluar me njё kujdes prej femre, duke i“stolisur” Valit bllokun e kujtimeve pёr ato 4 vjet tё shkollёs sё mesme.Por ai kurrё nuk i kishte thёnё gjё asaj. Bile ndoshta s’donte t’i pohonte as vetes atё thirrje tё brendёshme tё 18 viteve tё tij, qё i “trishtonin” netёt e gjumit dhe i jepnin fytyrёs sё tij njё “seriozitet” qё i shkonte aq shumё pёr çudinё tonё !….