Si krismat e një pushke-Seti Pezaku Vladi


Sa shpejt ikin ditët,

si krismat e një pushke!

Ikin vitet,

si oshëtima stadiumi në fitore.

Ikën jeta,

si gjethe pemësh nëpër vjeshta.

Ne,

pa e kuptuar,

marramenthi

vrapojmë të gëzuar.

Gëzimi,

derdhet në korsitë e jetës.

Djersa pikon,

bima çel e korret,

përsëri ne

në marramendje jetojmë,

në të sotmen e djeshme,

në të nesërmen e sotme,

në fund,

një shkop në dorë,

i vetmi që do na përcjellë

rrugës së fundme.

Një jetë

konvertuar

me një shkop në dorë(!).

@seti pezaku vladi

Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person dhe polaroid

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 51

Të gjitha reagimet:

11