Si matet temperatura shpirtërore-Zija Çela


Zija Çela

– Në këtë moshë e me shëndet të dobësuar, o shkrimtar, ç’deshe ti në Kashar? Një komunikim shpirt për shpirt me gjimnazistet e TES. –

Kur duam te masim temperaturen e trupit, e kemi te lehte, veme termometrin nen sqetull dhe shume shpejt shohim rezultatin. Por ka edhe shpirti gjendjet e veta termike. Si mund te matet zjarrmia e tij?

E shoh miresine e pritjes, nderimin e krahët e hapur për perqafime, e shoh vemendjen, padurimin dhe kureshtjen e ndezur, ethen per te pyetur e per te folur, i shoh te gjitha keto ne syte tuaj, u thashe dje gjimnazisteve ne takimin letrar. Po ku isha ftuar? Ne Shkollen Tomorrow’s Education System (TES). Ju thashe, sepse ata kishin bere pergatitje te shkelqyer per librin “Thika pa gjak”, nuk ishte thjeshte lexim, ishte asimilim. Ju thashe, sepse ata kishin kapercyer çastin më te veshtire, ata dinin te pyesnin, çka më dha mundesine që te dija per te folur. Ju thashe, sepse megjithese takimi ishte organizuar nga mesuesja e filozofise Orilda Kalami dhe mesuesja e letersise Irida Xhura, biseda u drejtua nga vete gjimnazistet, te cilet kishin zgjedhur dy shoqe te tyre, dy monitoruese flake nga goja e mendimi. Dhe aty, ne sallen e bibliotekes, ishin gjithashtu drejtuesit ma te larte te institucionit.

Kishin kaluar mbi dy ore dhe takimi nuk po mbyllej. Ndoshta sepse, duke marre shkak nga 54 titujt e librit, në ate temperature shpirterore edhe ne po shkembenim shigjeta pa gjak, nga ato te amblat, qe lene gjurme te pashlyeshme perballe kohes.

Mbasdite vonë, kur po e ndjeja lodhjen disi, e nguca pak veten: “Në kete moshe e me shendet te dobesuar, o shkrimtar, ç’deshe ti sot në Kashar?” Dhe po vete u pergjigja se Dashnia, dashnia njerezore dhe pasioni i madh i Letrave krijojne terheqje te pakundershtueshme.