Si më erdhi zbathur nata…
Mbushur gjemba të argjëntë,
Mbuluar në flokë të gjata,
Si e ikura nga mëntë.
Si nuse ja hoqa telin,
Fustanin e bërë pis,
Ia lava lart në vris!
Ora kishte shkuar larg,
Minutatat shkuar në varg,
Zogjtë poshtë ëndrrave flinin gjumë,
Kisha ngelur vetëm unë!…
Herët herët në mëngjes,
Bashkë i lamë sytë me vesë.
Fustanin ia qepëm rrugës,
Lulëkuqe i vumë fugës…
Deri deri në agim,
Nuk e di si iku ora,
Dielli zgjati krahun trim,
Dhe ma morri… fap, nga dora!
